Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Sport

Pak orë përpara ndeshjes, shiten të gjitha biletat për Shqipëri - Letoni

9 Shtator, 15:51| Përditesimi: 9 Shtator, 15:57

  • Share

Sot në 20:45 në Tiranë luhet Shqipëri - Letoni, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat për këtë duel.

FSHF është dënuar nga FIFA me reduktimin e 20 përqind të kapaciteteve të stadiumit për këtë duel, kjo nisur nga ndeshja e fundit luajtur kundër Serbisë në shtëpi më 7 qershor. Tifozët e Kombëtares ofenduar kundërshtarët dhe masa është marrë për ndeshjen e sotme, e cila është e radhës në shtëpi.

Ndryshe nga herët e tjera, interesi për bileta ka qenë më i vakët dhe këtë e tregon fakti se FSHF i nxori ato në shitje edhe fizikisht, teksa shitja e plotë është kryer vetëm disa orë para nisjes së duelit. Tanimë qeveria e futbollit në vend njofton se të gjitha biletat janë të shitura.

Nëse 20 përqindëshi i tribunave të dënuara nuk mbushet me fëmijë apo pjesëtarë nga grupe të caktuara, në stadium do ketë diçka më shumë se 16 mijë tifozë. Kujtojmë se tifogrupi i Kombëtares, 'Tifozat Kuq e Zi' kanë bërë thirrje për bojkot të sfidës, pas përplasjes me FSHF-në për bashkorganizimin e Euro 2027 për moshat U-21 me Serbinë.


Lajmi kryesor:

Sot përballja Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë të detyruar të fitojnë! Formacioni i mundshëm, Sylvinho ka dilemë vetëm sulmin


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?