Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur për ndeshjen me Letoninë

Sport

Sot përballja Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë të detyruar të fitojnë! Formacioni i mundshëm, Sylvinho ka dilemë vetëm sulmin

9 Shtator, 10:12| Përditesimi: 9 Shtator, 15:52

  • Share

Në “Air Albania” sot zbresin në fushë kuqezinjtë. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll me Letoninë, në atë që konsiderohet si sfida më delikate në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Tre pikët kundër letonezët janë më shumë se detyrim,  jetikë për ëndrrën botëror,

Edhe pse interesimi për biletat nuk ka qenë si në të tjera sfida, atmosfera në stadium pritet e zjarrtë, teksa policia ka njoftuar një ditë më parë edhe masat.

Prej orës 17:00 rrugët pranë stadiumit Air Albania do të bllokohen. Futja e tifozëve do të nisë në orën 18:00, ndërsa blutë sqarojnë se nuk lejohen banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarre, flakadanë, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadra, çakmakë, karikues të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.  Veprimet e dhunshme në ambientet sportive si dhe goditja e sportistëve kujdeset të kujtojnë uniformat blu dënohen nga gjobë deri në 3 vite burg.

Sa i përket formacionit të mundshëm se si do të zbresin kuqezinjtë, prite ndryshime mes 11-shes së parë. Në portë pritet të rikthehet Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes nis me Hysajn nga e djathta, Gjimshitin dhe Ajetin në qendër si edhe të Mitajn në të majtë. Çelësat e mesfushës, Silvinjo mund t’ia besojë Kristjan Asllanit, Medon Berishës dhe Juljan Shehut, me këtë të fundit që duket se ka fituar një vend titullari.

Në sulm nga krahët Broja dhe Hoxha, me lojtarin e Burnley në të djathtë dhe futbollisti i Dinamos së Zagrebit në të djathtë. Dilemën më të madhe, Silvinjo e ka për qendrën e sulmit, pasi Daku që luajt titullar ndaj Gjibraltarit është në balotazh me Rei Manajn.

Shqipëri-Letoni do të gjykohet nga arbitra polakë, ndërsa kuqezinjtë para këtij dueli mbajnë vendin e tretë me 4 pikë, 1 më pak se Serbia e vendit të dytë. Në rast fitoreje kuqezinjtë do të riktheheshin të paktën përkohësisht në vendin e dytë, duke e bërë sfidën e tetorit kundër Serbisë ‘jetë e vdekje’.

Ora 15:51
Pak orë përpara ndeshjes, shiten të gjitha biletat për Shqipëri - Letoni

Sot në 20:45 në Tiranë luhet Shqipëri - Letoni, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat për këtë duel.

FSHF është dënuar nga FIFA me reduktimin e 20 përqind të kapaciteteve të stadiumit për këtë duel, kjo nisur nga ndeshja e fundit luajtur kundër Serbisë në shtëpi më 7 qershor. Tifozët e Kombëtares ofenduar kundërshtarët dhe masa është marrë për ndeshjen e sotme, e cila është e radhës në shtëpi.

Ndryshe nga herët e tjera, interesi për bileta ka qenë më i vakët dhe këtë e tregon fakti se FSHF i nxori ato në shitje edhe fizikisht, teksa shitja e plotë është kryer vetëm disa orë para nisjes së duelit. Tanimë qeveria e futbollit në vend njofton se të gjitha biletat janë të shitura.

Nëse 20 përqindëshi i tribunave të dënuara nuk mbushet me fëmijë apo pjesëtarë nga grupe të caktuara, në stadium do ketë diçka më shumë se 16 mijë tifozë. Kujtojmë se tifogrupi i Kombëtares, 'Tifozat Kuq e Zi' kanë bërë thirrje për bojkot të sfidës, pas përplasjes me FSHF-në për bashkorganizimin e Euro 2027 për moshat U-21 me Serbinë.

Ora 10:31
Prag Letonia/ Sylvinho dërgon në tribunë Myrto Uzunin dhe Maldini Kacurrin

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Letonisë, ndeshje e cila vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe merr jetë duke nisur nga ora 20:45 në 'Air Albania'.

Trajneri Sylvinho është detyruar nga rregullat e UEFA-s që të ketë të gatshëm 23 futbollistë, nga 25 që ka grumbulluar. Kështu, Myrto Uzuni që kishte shfaqur disa shqetësime fizike dhe Maldini Kacurri, janë lënë në tribunë.

Nëse Kacurri e pa veten titullar dhe debutoi me ekipin A në miqësoren e fituar 0-1 në Gjibraltar, sot do e ndjekë ndeshjen nga tribuna.

23 emrat që Sylvinho ka gati për sot:

Në portë: Strakosha, Dajsinani, Simoni

Në mbrojtje: Balliu, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Aliji, Kumbulla

Në mesin e fushës: Asllani, Bajrami, Pajaziti, Laçi, Shehu, Çokaj

Në sulm: Manaj, Asani, Berisha, Shpendi, Daku, Hoxha, Broja

Shënim: Lista e publikuar nga UEFA

SI.E./S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?