Tifozët në Wembley kanë thyer pengesat e sigurisë, ndërsa kaosi ka mbretëruar përpara finales së Anglisë në Euro 2020 kundër Italisë.
Pamjet në mediat sociale tregojnë dhjetëra tifozë që shkelin kordonin dhe po ndiqen nga administratorët ndërsa vrapojnë për të hyrë në stadium.
Siç shihet në videot, një numër i madh tifozësh, janë dyndur dhe madje përleshur me policinë, teksa kanë tentuar që të futen në stadium pa biletë.
Lajmi kryesor:
Italia 'pushton' Europën, fiton Euro 2020 kundër Anglisë në Londër! Donnarumma-n e shpallin hero, festë e papërmbajtur në Tiranë
M.Q.//ReportTv.al