“It’s not going to home, it’s going to Romë!” Me këtë shprehje tifozët Italian festuan titullin e dytë në histori si kampion Europe të Kombëtares ‘axurre’, që në finalen e Londrës mposhti me penallti 3-2 Anglinë falë heroit Donnarumma.

Finalja në ‘Wembley’ nisi në mënyrën më të çmendur për anglezët, pasi kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Luke Shaë. Ky gol jo vetëm që shtangu të besuarit e Mancinit, por ishte edhe më i shpejti në historinë e një kampionati Europian.

Ndryshe nga çfarë pritej goli ndikoi për mirë te Italia, që pas këtij episodi mori kontrollin e lojës dhe vendosi diktatin në fushë. Goli i barazimit, që për më tepër vulosi edhe 90 minutat me rezultatin 1-1, u realizua nga qendëmbrojtësi Leonardo Bonucci. Në shtesë të dy kombëtaret provuan pak dhe për këtë arsye fituesi u zgjidh me penallti.

Fillimisht gabuan italianët me Belotti-n në tentativën e dytë, ndërsa radhën për të mos dërguar topin në rrjetë e pati Rashford që goditi shtyllën. Më tej Bernandeski iu dha zemër italianëve, ndërsa më pas situatën në dorë e mori Donaruma. Portieri 22-vjeçar, që në fund u shpall edhe lojtari i Euro 2020, do të priste dy penallti radhazi, fillimisht të Jadon Sancho-s dhe më pas të Saka-s, duke çuar në fund në delir tifozët e Italisë në të gjithë botën.

Me trofeun e dytë në histori Italia vendos edhe rekordin e 34 ndeshjeve pa humbje, që prej kohës kur skuadrën e mori në drejtim Mancini. Ndërkohë trishtim për Anglinë që finalen e parë në një kampionat Europian e humbi para publikut të saj.

Ndërkohë që me qindra tifozë janë mbledhur në 'Fan Zone' në sheshin 'Skënderbej', për të parë finalen Euro 2020, midis Anglisë dhe Italisë.

FORMACIONET

ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Jorginho, Barella, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Phillips, Mount, Sterling; Kane, Trippier

Pesë duelet e fundit mes këtyre dy kombëtareve:

2018 miqësore, Angli 1–1 Itali

2015 miqësore, Itali 1– 1 Angli

2014 Kupa e Botës, Angli 1–2 Itali

2012 miqësore, Angli 2–1 Itali

2012 Kampionat Evropian, Angli 0–0 Itali (në penallti ka fituar Italia 4-2)

Sa herë e kanë fituar kombëtaret kampionatin europian

 

Lista e fituesve të kampionatit europian

 

 

Ora 01:15
Tifozët anglez e përjetojnë keq humbjen, rrahin italianët që ishin në Wembley (VIDEO)

Humbja në finalen e kampionatit europian në favor të Italisë është përjetuar keq nga disa tifozë anglez. Për këtë arsye ata kanë gjetur mënyrën për t’u ‘hakmarrë’, duke bërë gjeste që nuk i shkojnë për shkak një vendi të tillë.

Disa tifozë anglez janë mbledhur në dalje të një portë të stadiumit Ëembley dhe së bashku rrahin çdo tifoz italian që del prej aty. Edhe forcat e sigurisë e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë në kohë dhe për këtë arsye është tentuar që italianët të rifuten në stadium derisa situata të qetësohet.

Ora 01:08
U shpall lojtari i ‘Euro 2020’, flet heroi Donnarumma: Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë

Giggi Donnarumma u shpall lojtari i ‘Euro 2020’, pasi portieri 22-vjeçar i dha trofeun e dytë në histori të kampionit të Europës Italisë. Ai u bë protagonist në pritjen e dy penalltive kundër Anglisë në finale që u fitua nga ‘axurrët’, ndërsa në përfundim të ndeshjes ka folur me superlativa për këtë ekip:

“Ishim të jashtëzakonshëm. Nuk u dorëzua në asnjë centimetër. Të gjithë e dimë nga e kemi filluar. Është një gjë e pabesueshme, ne jemi një ekip fantastik dhe e merituam këtë sukses.

Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë. Ata që janë të kujdesshëm në çdo top, Nuk ishte e lehtë, por ishim spektakolarë, të shkëlqyeshëm, i meritojmë të gjithë këto.

Në gjurmët e Bufon? Xhixhi është më i miri nga të gjithë! Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time dhe të jem gati. Ai është numri një, të shikojmë se ku do të arrij të shkoj unë”, u shpreh Donaruma për ‘Rai Sport’.

Ora 23:58
Trofeu shkon në Romë, Italia shpallet kampione e Europës

Trofeu shkon në Romë! Italia është shpallur kampione e Euro 2020! Të kaltrit triumfuan me penallti ndaj Anglisë.

Ora 23:01
Përfundon koha e rregullt e finales Euro 2020, ndeshja Angli-Itali shkon në minuta shtesë

Kanë përfunduar në barazim minutat e kohës së rregullt mes Anglisë dhe Italisë. Tashmë skuadrat do të përballen më njëra-tjetrën për 30 minuta.

Ora 22:40
Italia i ngrin festën anglezëve, barazon me Bonuccin dhe çon peshë edhe zemrat e tifozëve në sheshin 'Skënderbej'

Italia ka barazuar në finalen ndërmjet Anglisë, duke lënë në heshtje tifozët anglezë në Wembleyn. Ndërkohë që goli i italianëve ka ngritur peshë edhe zemrat e tifozëve në sheshin 'Skënderbej'. Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi ka sjellë edhe pamjet nga gëzimi i tifozëve italiane në 'Fun Zone'.

Ora 22:28
'Shokohet' Anglia, Italia barazon ndeshjen

Italia barazon rezultatin 1-1 në finalen e kampionatit Europian kundër Anglisë. Për Italinë barazoi rezultatin Leonardo Bonucci në minutën e 66.

Ora 22:00
Anglia shënoi gol në minutën e dytë, nuk përmbahet nga gëzimi Prince George në stadium

Anglia ka kaluar në epërsi në minutën e dytë ndaj Italisë në finalen e Euro 2020 duke ngritur peshë zemrat e tifozëve në Wembley.

Luke Shaw shënoi një gol mahnitës vetëm dy minuta pas fillimit të ndeshjes, ku çliroi tensionin 60,000 tifozëve, ndërsa Tre Luanët kërkojnë të sigurojnë trofeun e tyre të parë të madh në 55 vjet.

Nga shkallët e stadiumit, u pa edhe princ George i cili festoi sapo u shënua goli, duke u hedhur në krahët e nënës së tij Kate ndërsa Princi William duartrokiste i lumtur.

 

 

 

Ora 21:11
Goli i Shaw shtang Italinë, tifozët në ‘Tirana Fan Zone’ festojnë si të ‘çmendur’

 

Report Tv është zhvendosur në “Tirana Fan Zone” për të sjellë emocionet e ndeshjes së madhe finales Itali-Angli. Goli në minutat e para të “Tre Luanëve” ka gëzuar një numër të madh të tifozës të cilët kanë festuar si të çmendur.

Ora 21:05
Anglia shtang Italinë, kalon në avantazh në minutën tretë

Anglia ka kaluar në avantazh në minutën e tretë më Luke Shaw, duke shtangur kështu Italinë.

Ora 20:40
Pak para fillimit të ndeshjes, situatë kaotike në Londër, tifozët përleshen me policinë dhe tentojnë të futen në stadium

Tifozët në Wembley kanë thyer pengesat e sigurisë, ndërsa kaosi ka mbretëruar përpara finales së Anglisë në Euro 2020 kundër Italisë.

Pamjet në mediat sociale tregojnë dhjetëra tifozë që shkelin kordonin dhe po ndiqen nga administratorët ndërsa vrapojnë për të hyrë në stadium.

Siç shihet në videot, një numër i madh tifozësh, janë dyndur dhe madje përleshur me policinë, teksa kanë tentuar që të futen në stadium pa biletë.

Ora 20:14
Ndizet atmosfera në 'Fan Zone' në kryeqytet, tifozët e Italisë besimplotë se fiton skuadra e tyre: Ka ekip shumë të fortë

Me qindra tifozë janë mbledhur në 'Fan Zone' në Tiranë, për të parë finalen Euro 2020, midis Anglisë dhe Italisë.

Për mikrofonin e Report Tv, tifozët e grumbulluar tek sheshi 'Skënderbej', të cilët mbështesin Italinë, thonë se Anglia nuk do ketë fatin që të fitojë.

'Nuk i druhem Henry Kane, s'do ta ketë fatin Anglia, se do fitojë Italia. Sot do marrë të dytin, të fala Mbretëreshës. Italia fiton pasi ka ekip shumë të fortë. Italia ka për t'i shënuar të gjitha golat'- thanë tifozët e Italisë që duken më të shumtë në numër.

Nga ana tjetër tifozët anglezë, të cilët mbështesin 'Tre Luanët' thonë se do të fitojë skuadra e tyre e zemrës, por se do të hasë vështirësi përballë Italisë.

'2-1 do të dalë ndeshja, por do të hasë vështirësi.'- tha një tifoz.

Ora 19:44
Finalja Europianit, publikohen formacionet zyrtare të skuadrave Angli-Itali

Në stadiumin 'Wembley' do të luhet finalja e madhe e Kampionatit Europian ndërmjet Anglisë dhe Italisë. Ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.

FORMACIONET

ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Jorginho, Barella, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips, Mount, Sterling; Kane, Trippier

Formacionet zyrtare
Ora 17:41
'Çmenden' tifozët anglezë, nuk përmbajnë entuziazmin dhe festojnë parakohe para stadiumit të Wembley

Tifozët e Anglisë janë dyndur me jashtë stadiumit të Wembley ku pritet të luhet finalja e 'Euro 2020', në ndeshjen më të madhe të kombëtares për më shumë se gjysëm shekulli, ku Tre Luanët, do të 'luftojnë' me Italinë.

Tifozët që mbështesin Anglinë këndojnë 'Futbolli po vjen në shtëpi', ndërsa 35 milionë njerëz pritet që ta shohin ndeshjen në televizion. Turmat e tifozëve të mbështjellë me flamujt e Anglisë, kanë mbërritur jashtë Wembleyt, pak orë para fillimit të ndeshjes. Disa prej tyre kanë hipur në autobuzë, ndërsa të tjerë në kryeqytet lëshuan tym të bardhë dhe të kuq duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Përpara ndeshjes, Mbretëresha, Princi William dhe Kryeministri Boris Johnson i dërguan ekipit urimet më të mira, ndërsa mijëra mbështetës të Anglisë i kërkojnë palës 'ta sjellin në shtëpi futbollin'.

Në një mesazh me video në llogarinë zyrtare të futbollit në Angli në Twitter, Southgate - i cili është vlerësuar për udhëheqjen e tij në ekip - tha se mbështetja e tifozëve u ka dhënë atyre një "siguri të madhe".

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?