Paketa anti-KÇK shkon në Kuvend, afati për ta miratuar dhe 5 arsyet pse nisma nuk e pengon SPAK-un, por e ndihmon

4 Shkurt 2020, 14:08| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 17:35

  • Share

TIRANE-  Këshilli i Ministrave ka depozituar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend paketën ligjore për goditjen e njerëzve të krimit të organizuar dhe terrorizimin, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike në çfarëdolloj forme. Kuvendi duhet të mblidhet brenda pesë ditëve për shqyrtimin e nismës anti-krim. Sipas nenit 101 të Kushtetutës, akti e humbet fuqinë, në qoftë se nuk miratohet nga Kuvendi brenda 45 ditëve.

Ndërkaq, referuar përmbajtjes së nismës dhe relacionit sqarues të qeverisë, bie e poshtë pretendimi i opozitës së akti normativ saboton punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). E kundërta rezulton e vërtetë: Në mungesë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, akti normativ, parashikon që policia, përmes strukturës Operacioni Forca e Ligjit të ndihmojë SPAK-un në përgatitjen e dosjeve, për goditjen e njerëzve të krimit. Pra, Operacioni Forca e Ligjit thjeshtë do të ndihmojë Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën Speciale për goditjen e krimit. 

-Më konkretisht, sipas relacionit shpjegues dhe neneve të aktit normativ, policia nuk i merr asnjë kompetencë SPAK-ut, por vetëm do të sigurojë informacionin policor për pasuritë e dyshimta dhe elementët e rrezikshëm, brenda misionit të saj, duke ia referuar më pas dokumentacionin SPAK-ut.  

-Do të jenë prokurorët e SPAK-ut dhe më pas Gjykata e Posaçme, që do të vendosin përfundimisht nëse një pasuri e dyshimtë, e identifikuar nga policia, duhet apo jo të sekuestrohet. I njëjti rregull vlen edhe në rasatin e izolimit të personit. Të gjitha veprimet e policisë do të vlerësohen nga SPAK-u. 

-Edhe në kushtet e emergjencës, kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëron bllokimin e një pasurie apo izolimin e një personi, vendimi i drejtorit i referohet SPAK-ut. Prokurori i SPAK-ut vendos brenda 15 ditëve duke e hequr masën e drejtorit ose duke kërkuar vlerësimin e masës tek gjykata. 

-Procedura e caktimit dhe zbatimit të masave parandaluese sipas këtij akti normativ është e pavarur nga gjendja, shkalla apo përfundimi i procedimit penal që zhvillohet në ngarkim të subjekteve ndaj të cilave do të zbatohet akti normativ

-Në nenin 38, parashikohet koha e zbatimit të aktit normativ, i cili ka një efekt të përkohshëm dhe do të zbatohet deri më 31.12.2020. Ky afat përkon me kohën e funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të përgatisë dosjet sipas kompetencës për SPAK-un. Aksioni anti-krim apo anti-KÇK ka një afat përfundimi, pra ka karakter të përkohshëm, për të ndihmuar strukturat e drejtësisë, deri në funksionimin e plotë të tyre.

( Kliko këtu ) Akti i plotë normativ

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?