Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj shpjegoi se paketa e rezistencës socialie do të vijojë edhe për muajin qershor për kategoritë në nevojë ndërsa në vijim do të analizohet ecuria e çmimeve për të marrë vendime të duhura.
"Paketa e rezistencës është në mes të disbursimit të saj, ishin parashikuar 3 muaj ndërkohë që sot jemi në mes të majit. Pra dhe në muajin qershor për kategoritë e targetuara do të merret përfitimi i parashikuar. Ne jemi duke analizuar me kujdes ecurinë e normave të inflacionit, të cilat ndikojnë më shumë në kategorinë e shtresave në nevojë që nuk përballojnë rritjen e çmimeve.
Normat e inflacionit mujor kanë ardhur duke u reduktuar. Ne urojmë që për shumë elementë të tjerë që kjo tendencë të vijojë. Do të jemi të kujdesshëm që të analizojmë ecurinë e çmimeve dhe të marrim vendime të duhura", tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor: