Pallati konfiskuar në Vlorë

Kronikë

Pallati në Vlorë u konfiskua se ishte pa leje, në hetim për ndërtim të paligjshëm administratori dhe investitori

15 Korrik, 13:46| Përditesimi: 15 Korrik, 13:50

  • Share

Vlorë- Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar për pallatin në të cilin zbarkoi ditën e djeshme IKMT-ja dhe vendosi që të konfiskohej, ashtu siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për investitorin dhe administratorin e këtij objekti që po ndërtohet në kushtet e shkeljes së lejes së ndërtimit.

Kujtojmë se leja për këtë pallat me 8 kate ishte dhënë në korrik të 2021, ndërsa aktualisht punimet ishin në katin e dytë. Zhvillues është kompania ‘Armeer Konstruksion’ dhe Fatmir Halla, ndërsa punimet po i zbatonte firma “Stroytech”.

Report Tv mësoi se “Armeer Konstruksion”, një ndër zhvilluesit e pallatit, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, kur kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2025 04:18

    Po ata qe e lejuan dhe e shikonin si ngrihej per dite?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?