Pamje/ DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki koncert madhështor në Vlorë! Mijëra të rinj në festën e paharrueshme verore

18 Gusht, 15:35| Përditesimi: 18 Gusht, 15:48

  • Share

Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki ka performuar për herë të parë në vendin tonë, duke dhuruar për qindra e mijëra ndjekësit e një tij një mbrëmje elektrizuese në Lungomaren e Vlorës.

Për gati 2 orë, Aoki ka miksuar këngë të njohura dance dhe elektro. Performanca e tij e parë në Shqipëri ka impresionuar publikun.

Rezervime te shumta biletash dhe vendesh nga të rinj dhe të reja që kanë ardhur enkas nga jashtë për të ndjekur koncertin madhështor të producentit.

Sheshi në Lungomare ishte i mbushur plot me të rinj, vendas e të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës për të parë koncertin. Po kështu shumë të tjerë, e kanë dëgjuar nga ambientet e hoteleve muzikën dance, më të mirë botërore.

Dhe momenti final hedhja e tortës në publik ç’ka shkaktoi të qeshura dhe momente të paharruara për publikun.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?