Sociale

Pamje fantastike/ Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës

31 Mars, 11:55| Përditesimi: 31 Mars, 12:33

  • Share

Laguna e Nartës është shndërruar në një mozaik ngjyrash dhe elegance teksa qindra flamingo kanë pushtuar ujërat e saj.

Ky spektakël natyror nuk është vetëm një dhuratë për vizitorët por dhe dëshmi e rëndësisë së kësaj lagune si një habitat i pasur dhe i mbrojtur për shumë specie të rralla.

Përgjatë gjithë vitit, Laguna e Nartës mirëpret flamingot, por në pranverë numri i tyre rritet ndjeshëm, duke e kthyer këtë zonë të preferuar për dashamirësit e natyrës dhe fotografët e jetës së egër.

Përveç flamingove, laguna është streha e shpendëve të tjerë si pelikani kaçurrel, rosat e ndryshme dhe çafkat. E gjithë kjo pasuri natyrore ndodhet fare pranë një tjetër perlë të Vlorës, Manastirit të Zvërnecit, i cili, mes gjelbërimit dhe paqes që ofron, e bën këtë destinacion të mrekullueshëm të Vlorës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 31/03/2025 12:35

    Ja sa fe filloj pune Aeroporti dhe nje mut do keni me flamingo aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?