Bregdeti dhe qarku i Vlorës ndodhet prej ditësh nën pushtetin e flakëve. Por pamjet që vijnë kryesisht gjatë orëve të natës, ku ‘spektakli’ është tronditës, flasin për pushtet flakësh me përmasa gati apokaliptike.
Pamje si këto që vijnë nga Borshi në Sarandë, mbi trupin e kodrave të të cilit zjarri ka shënjuar ‘vulën’ e tij dhe siluetën sikur të jenë tre piramidat e Egjiptit. Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, dallohet se vatra zgjerohet e favorizuar edhe nga bimësie, terreni i vështirë për të ndërhyrë, temperaturat dhe era.
Kodrat janë tërësisht të pushtuara nga flakët, teksa forcat e emergjencave ndërhyjnë me shumë vështirësi dhe ndodhen në terren. Gjatë natës aksioni është edhe më i pamundur dhe zjarri merr tërësisht kontrollin.
Për fat të mirë nuk raportohen viktima deri tani, por vetëm dëme materiale.
Lajmi kryesor:
Zjarr në Kaninë-Delvinë-Borsh, në Sherishtë i afrohet landfillit, evakuohen 4 familje! Në flakë Parku Kombëtar i Prespës dhe Qafa e Buallit
A.Q/E.H/ReportTv.al
