Kronikë

Zjarr në Kaninë-Delvinë-Borsh, në Sherishtë i afrohet landfillit, evakuohen 4 familje! Në flakë Parku Kombëtar i Prespës dhe Qafa e Buallit

26 Korrik, 07:15| Përditesimi: 27 Korrik, 00:55

  • Share

Situatë kritike me zjarret. Vendi po përballet me temperatura të larta dhe zjarret kanë pushtuar veriun e jugun, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, blegtori, por edhe në banesa.

Mbrëmjen e sotme është raportuar një vatër e fuqishme zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, qarku i Korçës. Flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyll, teksa forca të shumta nga institucione të ndryshme të emergjencave ndodhen në terren për t'i shuar. Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, tha se po hetohet nëse zjarri është i qëllimshëm, ndërsa shpjegoi se terreni është i vështirë.

Situata është përkeqësuar edhe në në Shashicë të Vlorës. Flakët rrezikojnë disa familje edhe në Sherishtë, ndërsa policia është në gatishmëri nëse do ketë nevojë për evakuim të banorëve. Flakët i janë afruar edhe landfillit të Sherishtës, ndërsa 4 familje janë evakuuar. 

Vatër e madhe zjarri është shfaqur pasditen e sotme edhe në Qafën e Buallit në Bulqizë dhe rrethinat e saj, deri në Klos. Për shuarjen e tyre është aktivizuar edhe helikopteri i ushtrisë nga ajri, teksa forca të shumta operojnë në terren.

Problematike cilësohet situata edhe në Matogjin të Selenicës, ku vatra po i drejtohet banesave e ndihmuar nga era. Autoritetet vendore kërkuan forca shtesë për aksionin, me qëllim shuarjen e flakëve. Vijon zjarri edhe në kodrat e Borshit, teksa kritike raportohet situata në Sasaj dhe Piqeras gjithashtu.

Nga mali i Shpiragut, flakët zbritën mesditën e sotme në fshatin Paftalit të Beratit, ku u evakuuan edhe banorët. Në fshatin Markat në Konispol u shua vatra e zjarrit, ndërsa u evakuuan edhe banorët.

Ndërsa në fshatin Kopaçëz të Delvinës, situata sot është më e qetë por dëmet janë kolosale. Tetë banesa janë djegur plotësisht, ndërsa banorët përpiqen të mbledhin copëzat që u kanë mbetur. Sakaq po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Dëme kolosale ka dhe në fshatrat e tjerë të Delvinës, si Vergo, Palavli dhe Senicë, ku deri më tani raportohen 30 shtëpi e biznese të djegura pjesërisht. Po kështu u dëmtua kisha 200-vjecare e Shën Dhimitrit.

Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar dronët Bayraktar TB2 për monitorim ajror, si dhe 4 helikopterë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.

Aktualisht, në të gjithë territorin e vendit raportohen 17 vatra aktive zjarri dhe 9 të tjera në monitorim (të dhënat deri në orën 13:00), ndërsa mbi 450 hektarë me pyje, bimësi e pemëtari janë djegur.

Ora 00:39
Përmirësohet situata në Kaninë! Vengu në terren: U ndalua autori i zjarrvënies në Shashicë

 

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë, aty ku situata është më kritike nga zjarret. Në një prononcim për gazetarët, ministri u shpreh se ka një përmirësim të situatës në Kaninë, por kritike mbetet vatra e Sherishtës, ku janë evakuuar edhe 4 familje. Ndërkohë, në Kaninë forcat janë në gatishmëri, por ministri thekson se nuk ka rrezik për banorët.

Zjarri që nisi në Shashicë kaloi në Sherishtë, ndërsa ministri Vengu bëri me dije se kanë ndaluar edhe autorin e zjarrvënies.

“Në Shashicë patëm një situatë zjarrvënie, ç'është e vërteta, gjatë pasdites madje edhe policia ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe ka ndaluar edhe personin që dyshohet se ka qënë shkaktari i kësaj zjarrvënie. Në momentet që flasim kemi një ndarje në dy fronte, me dy skuadra të Bashkisë së Vlorës, Agjencisë Kombëtare të emergjencave civile dhe të forcave të armatosura, me mbështetje edhe nga baza e Pashalimanit. Të cilat janë të pozicionuar në dy frontet që janë sot në Kaninë. Fatmirësisht jemi në kushtet, të themi që ka një përmirësim të situatës në Kaninë. Zonat e banuara në momentin që flasim nuk rrezikohen, po pozicionojnë forcat në mënyrë të tillë që të qëndrojnë pranë banesave për çdo eventualitet gjatë natës, në kushtet ku ka akoma erë që fryn dhe e shtyn vatrën në drejtime të ndryshme sipas lëvizjes së erës. Mund të themi që për momentin kemi një përmirësim, nuk jemi jashtë rrezikut, qëndrojmë vigjilent dhe forcat do qëndrojnë këtu. Do kemi dhe një shtim forcash që na vjen nga qarku i Fierit dhe do qëndrojë në gatishmëri në Kaninë në mënyrë që në orët e para të mëngjesit të jemi në kushte që të ndërhyjmë përsëri në qoftë se është nevoja”, theksoi Vengu.

Nesër në mëngjes do të nisë edhe operacioni për shuarjen e flakëve me avionë.

“Jo vetëm në Kaninë, kemi dhe një situatë në Borzhë dhe në Piqeras, në lartësitë e Borshit të Veqerasit dhe aty, forcat e Himarës edhe forcat e armatosura kanë krijuar një perimetër në mënyrë që të gjitha zonat e banuara mos të dëmtohen. Zjarri nga maja e Shashicës rrezikon drejtpërsëdrejti Sherishtën. Siç e thashë, kemi dy skuadra, një skuadër në Sherishtë dhe një skuadër në Kaninë, që do qëndrojnë në vigjilencë maksimale. Sherishta ka një brez në fakt prej dy kilometrash gjërësie, që dukej sikur po zbriste drejt Sherishtës. Era ka ndryshuar drejtim dhe jemi në kushte të themi që kemi një përmirësim të situatës. Gjithsesi, do qëndrojnë forcat e tyre për çdo eventualitet”, tha Vengu.

Ora 00:01
Situatë problematike nga zjarri në Sherishtë, flakët i afrohen landfillit! Dredha: Kemi evakuuar 4 familje

Situata vijon të jetë problematike nga zjarri në Sherishtë. Flakët i janë afruar landfillit të Sherishtës. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha i cili ka zbritur në terren bën me dije se 4 familje janë evakuuar, pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe rrezikoheshin banesat. E njëjta gjë do të bëhet edhe në Kaninë, nëse zjarri u afrohet banesave.

Dredha tha po bëjnë çmos që flakët mos të prekin landfillin e Sherishtës, ndërkohë që zjarrvënien e quajti të qëllimshme.

“Zjarri ka filluar në orën një. Ne sa kishim mbyllur një problematikë tjetër, po me zjarr në Dukat. Sapo mbaruam atje në orën një, morëm sinjal që kishte një zjarr në pjesën e Shashicës. Normalisht nuk po kuptojmë pse gjithmonë njerëzit janë të pakujdesshëm dhe nuk tregojnë edhe pak më shumë vëmendje për qytetin e tyre, pra. Patjetër që do jetë ndonjë stan apo një nga këto që kanë stane atje që e ka bërë këtë gjë. Megjithatë, ju e keni parë vetë se cfarë përmasash ka marrë. Pothuajse gjithë sipërfaqen e Shashicës, është afruar në Kaninë. Kemi dhe atje forca, kemi zjarrfikëse, kemi dy zjarrfikëse që janë atje. Është drejtoria e emergjencave civile, po ashtu atje kemi Ministrin e Mbrojtjes që ndodhet në atë zonë. Në pjesën e Sherishtes kemi problemin e landfillit. Dhe ne duam që të parandalojmë çfarëdo lloj afrimi të zjarrit në këtë zonë, sepse realisht ka një rëndësi të veçantë. Ndërkohë, kemi evakuuar katër familje këtu në Sherishtë. Të njëjtën gjë po mundohemi të bëjmë edhe në Kaninë, nëse zjarri do të afrohet te pjesa mbas. Dhe shpresojmë që gjëja të vendoset në normalitet, sapo të kemi edhe ndihma të shtuara që kemi kërkuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Ministrave Civile. Ka qenë angazhim maksimal. Megjithatë, duhet të jemi në alert, sepse ju shkoni vetë zjarrin e kemi pothuajse në derën e shtëpisë. Do jemi këtu deri në orët e para në mëngjes, deri në mëngjes.

Ne themi shpesh që është i qëllimshëm, sepse edhe si pa ndërgjegje është një dorë njeriu që e bën, edhe duke pasur parasysh edhe kushtet klimaterike që ne kemi bërë edhe dalje në rrjetet sociale, ku i kemi ndërgjegjësuar dhe njerëzit që të kenë kujdes, sidomos me zjarret. Pra, momenti që vjen një zjarr i vogël deri jashtë kontrollit. Edhe nëse është i pandërgjegjshëm, është i qëllimshëm. Unë kështu e lexoj. Kështu që ne i bëjmë edhe një thirrje të gjitha forcave, institucioneve ligj zbatuese, policisë së shtetit sa më shpejt të gjejë edhe personin që e ka bërë apo personat që e kanë bërë, sepse ne nuk mund të vazhdojmë kështu, duke marrë në qafë gjithë qytetin. Pra, kjo është ajo që duhet t'i tregojmë si mesazh të gjithë banorëve të Fierit të Vlorës”, tha Dredha.

Ora 23:07
Mbetet ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Kopaçëz të Delvinës, pamjet nga flakët afër banesave (VIDEO)

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në fshatin Kopaçëz, në zonën e Vergos, në Delvinë.

Gjatë natës flakët kanë përparuar, teksa punohet për shuarjen e tyre.

Në terren ndodhen forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë, që po punojnë për shuarjen, teksa flakët ndodhen shumë pranë banesave të zonës.

Ora 22:27
Vengu dhe Dredha monitorojnë nga afër zjarret në Shashicë dhe Kaninë, dyshohen të qëllimshme! Ministri: E papranueshme!

Pas inspektimit nga afër të situatës ë zjarreve në Berat dhe drejtimit të operacioneve nga Baza e Kuçovës, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i është drejtuar Vlorës mbrëmjen e sotme.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ai ka marrë kontakt në terren pranë vatrave me forcat operacionale dhe autoritetet vendore.

Vengu monitoroi vatrat në Shashicë dhe Kaninë veçanërisht, ku vijon lufta me flakët nga terreni me forca ushtrie, policie, zjarrfikëseje dhe të institucioneve të tjera mbështetëse.

Ministri në një moment ka debatuar edhe me të pranishmit për shkaqet e zjarrit, veçanërisht në Kaninë, ku tha se vatra ka qenë e qëllimshme. Ai ka kërkuar hetime dhe zbardhjen e ngjarjes, për të vënë autorët para përgjegjëssë.

“Kjo është e papranueshme”, u shpreh ai duke iu drejtuar autoriteteve vendore.

Ditën e sotme në Kaninë u angazhuan edhe avionët Canadair, përveç forcave të FA-ve.

Ora 22:18
Bregdeti i Vlorës nën pushtetin e flakëve! Pamjet e frikshme të zjarreve në Kaninë, Borsh, Lukovë, Piqeras dhe Shashicë (VIDEO)

Këto janë pamjet gati apokaliptike të orëve të vona të natës nga zjarret në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës, në zonën kodrinore të saj.

Nga Kanina, Shashica, Piqerasi, Borshi dhe deri në Lukovë.

Të gjitha nën pushtetin e flakëve që po kthehen në rrezik të lartë edhe për shtëpitë dhe banorët.

Report Tv publikon pamjet e pushtetit të flakëve që përpijnë hektarë të tërë me pyje, bimësi, kullotë dhe pemëtari. Dëmet ekonomike janë të konsiderueshme, por për fat të mirë deri tani gatishmëria e autoriteteve, Ushtrisë, Policisë dhe Emergjencave ka siguruar jetët e njerëzve, edhe me evakuime.

Ora 21:58
Vengu inspekton zjarret në Berat, flet nga baza e Kuçovës: 36 vatra, 12 janë shuar, temperaturat ekstreme! Të gjitha forcat në gatishmëri, nga ajri e toka

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka qenë sot në Qarkun e Beratit, duke ndjekur nga afër operacionin për shuarjen zjarrit në zonën e Shpiragut dhe monitorimin nga baza e Kuçovës, prej nga ngrihen edhe avionët e ardhur nga misionet e vendeve partnere.

Ai informoi për situatën e vatrave të zjarrit, aksionin nga toka dhe ajri, rreziqet dhe masat e marra deri tani. Vengu shpjegoi se sot ka qenë një nga ditët më të nxehta që nuk e favorizuan situatën e zjarreve, me temperatura 44-45 gradë, teksa ndërhyrjet vijojnë me intensitet.

Numërohen 36 vatra zjarri vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shuar 12 dhe 24 mbeten aktive. Tre qarqe janë problematike: Vlorë, Berat dhe Dibër. Aktive në misione edhe baza e helikopterëve të Farkës.

“Gjendemi në bazën e Kuçovës, nga ku monitorohet situata dhe janë angazhuar forca, përfshi edhe avionët Canadair prej 48 orësh në të gjitha vatrat e zjarreve në mbarë vendin, sikurse edhe në bazën e Farkës, nga ku operojnë helikopterët. Situata shkoi edhe sipas parashikimeve, pasi temperaturat ishin të larta, kapën shifra ekstreme deri në 44-45 gradë celcius. Për këtë arsye kemi pasur një situatë me 36 vatra të deklaruara në mbarë vendin dhe për të cilat punohet me të gjitha mjetet për fikjen e tyre. Janë shuar 12 prej tyre dhe 24 janë ende aktive. Në terren ndodhen edhe forcat e shumta në të gjitha bashkitë. Aktualisht operacioni nga ajri është pezulluar për shkak të errësirës dhe do rinisi nesër. Bëhen plane punë operacionale për ndërhyrje një ditë para”, tha ministri.

Ai dha detaje edhe për hartën e zjarreve dhe zonat më kritike ku është përqëndruar vëmendja e trupave dhe institucioneve.

“Më të prekura janë 3 qarqe, i Vlorës, Dibrës, ku angazhohen edhe dy helikopter dhe forca nga Tirana dhe situata është përmirësuar ndjeshëm. Ka pasur intensitet të vatrës. Si dhe në qarkun e Beratit, ku ka pasur vatra aktive, por e kemi mbajtur nën kontroll situatën si në Paftal, ashtu edhe në Shpirag, ku jemi mbështetur nga helikopterët, si dhe forcave aleate kroate dhe italiane që kanë bërë fluturime në disa qarqe. Jemi përqendruar në Borsh, Piqeras, Selenicë, Shashicë, kaninë dhe forcat janë të angazhuara në terren. Mbahen nën kontroll dhe me përqëndrim banesat, antenat, urbanistika, tunelet, transformatorët dhe kemi një kontroll të situatës me forca në terren dhe do qëndrojmë në gatishmëri gjatë gjithë natës, për të rinisur në mëngjes”, tha ai.

Ministri deklaroi se edhe mbështetja që kanë gjetur nga vënedet partnere dhe Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile ka qenë i madh.

“Kemi pasur mbështetje të plotë të forcave aleate, ka vajtje-ardhje të mjeteve të këtyre aleatëve, shkojnë dhe vijnë për misione. Por janë prezentë edhe nga vende të tjera dhe do vijojnë, ku i gjithë mekanizmi i mbrojtjes europiane është në gatishmëri”, pëfundoi Vengu.

Ora 21:12
Përkeqësohet zjarri në Shashicë, rrezikohen dhe banesat në Sherishtë, flakët i afrohen landfillit! Policia në gatishmëri për evakuim banorësh! Rrezikohet dhe Kanina (VIDEO)

Përkeqësohet situata e zjarrit në Shashicë të Vlorës.

Vatra rrezikon disa familje edhe në Sherisht. Ndërkohë që për shkak të situatës së rënduar, po afrohet edhe policia vendore, nëse ka nevojë për evakuim të banorëve, për të shpëtuar jetët e tyre.

Flakët në orët e vona të mbrëmjes iu afruan edhe landfillit të Sherishtës, teksa pamjet nga distanca të zjarrit ishin apokaliptike.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se po mbahet monitorim zjarri, pasi ka drejtim edhe për në zonën e Kaninës.

Ora 20:52
Pamje gati apokaliptike nga Borshi, zjarret përfshijnë tre kodrat dhe ‘bëjnë ligjin’ (FOTO+VIDEO)

Bregdeti dhe qarku i Vlorës ndodhet prej ditësh nën pushtetin e flakëve. Por pamjet që vijnë kryesisht gjatë orëve të natës, ku ‘spektakli’ është tronditës, flasin për pushtet flakësh me përmasa gati apokaliptike.

Pamje si këto që vijnë nga Borshi në Sarandë, mbi trupin e kodrave të të cilit zjarri ka shënjuar ‘vulën’ e tij dhe siluetën sikur të jenë tre piramidat e Egjiptit. Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, dallohet se vatra zgjerohet e favorizuar edhe nga bimësie, terreni i vështirë për të ndërhyrë, temperaturat dhe era.

Kodrat janë tërësisht të pushtuara nga flakët, teksa forcat e emergjencave ndërhyjnë me shumë vështirësi dhe ndodhen në terren. Gjatë natës aksioni është edhe më i pamundur dhe zjarri merr tërësisht kontrollin.

Për fat të mirë nuk raportohen viktima deri tani, por vetëm dëme materiale.

Ora 20:28
Përkeqësohet zjarri në Piqeras e Sasaj, rrezikohet edhe Manastiri! Kërkohen forca shtesë, era favorizin flakët (VIDEO)

Situata me zjarrin në Piqeras dhe Sasaj në qarkun e Vlorës po përkeqësohet.

Era po fryn në drejtim të fshatit, duke favorizuar edhe flakët. Mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të operojnë për hir të terrenit të vështirë, por tashmë edhe errësirës.

Tek vatra e zjarrit afër Manastirit të Piqerasit janë pozicionuar punonjësit e zjarrfikëses me pompa shpine.

Ata shprehen se duhen të paktën 20 efektivë të forcave të ushtrisë dhe në varësi të situatës duhet helikopteri.

Ora 19:48
Kryebashkiaku i Pustecit për zjarrin në Parkun e Prespës, Kolefski: Terreni i vështirë dhe s’ka rrugë, po hetohet nëse është i qëllimshëm!

Pali Kolefski, kryetari i Bashkisë Pustec, ka folur sot për situatën e vatrës së madhe të zjarrit që ka përfshirë Parkun Kombëtar të prespës prej orëve të pasdites.

Ai tha se po punohet me forca nga terreni për shuarjen që në momentet e para që u panë flakët dhe tymi, por koha me temperatura të larta dhe thatësirë ka ndihmuar vatrën e zjarrit të zgjerohet.

“Që në momentet e para që u lajmërua, ka qenë reagim i shpejtë, por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo ç’ka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi. Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse, kemi pasur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qenë këtu zjarrfikëset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit, punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur”, shpjegoi ai.

Kolefski tha se është bërë edhe një plan ndërhyrjeje për në orët e para të mëngjesit të nesërm, pasi gjatë natës është e vështirë ndërhyrja edhe për shkak të errësirës dhe terrenit.

“Ne jemi duke bëtë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë, zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata”.

Ora 19:34
Vatër e madhe zjarri edhe në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme, në qarkun e Dibrës.

Helikopteri i ushtrisë është parë të kryente misione të përsëritura me kovën e madhe të ujit, për shuarjen e zjarrit nga ajri.

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur sot në Bulqizë dhe në Klos të Matit, teksa zjarret mësohet se janë ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Dhjetëra hektarë me pyje e kullota po digjen. Rrezik mësohet se ka edhe për disa biznese dhe banesa, teksa forca të shumta ndodhen në terren.

Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Pirro Vengu dhanë informacione mbi situatën atje.

"Zjarri i rënë në vendin e quajtur Qafë Bualli, drejtuar nga Qyteti i Vjetër dhe Plani Bardhë. Në operacion janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie, 10 forca vullnetare, 2 helikopterë në rotacion. Përveç operacionit në terren po operohet me ndërhyrje nga ajri", informoi MM.

Ora 19:09
Rëndohet situata e zjarrit në Selenicë, flakët i drejtohen banesave në Matogjin, kërkohet ndihmë shtesë! (VIDEO)

Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve edhe në Bashkinë e Selenicës në qarkun e Vlorës.

Pasditen e sotme vatra e zjarrit, për shkak të erës dhe temperaturave, ka zgjeruar sipërfaqen e saj në zonën e Matogjinit. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se zjarri po përparon drejt banesave.

Kërkohet nga autoritetet vendore ndihmë shtesë me zjarrëfikëse dhe forca të tjera.

Ora 18:28
Shuhet zjarri në fshatin Markat të Konispolit, digjen një shtëpi e pabanuar, 10 kokë dele në stan, vreshta dhe pemëtari!

1753547272_konispol.jpg

Është arritur të fiket zjarri në fshatin Markat të Bashkisë Konispol. Nga flakët raportohet se u dogj një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Gazetari i Report Tv, Limos Didani, informon se deri tani llogariten 10 kokë dele të djegura që ndodheshin në një stan.

Gjithashtu të djegura vreshta, bahçe dhe pemë frutore.

Ministri i Mbrojtjes informoi në Facebook se operacioni nga toka e ajri çoi në shuarjen e flakëve.

“Zjarri në fshatin Markat është vendosur nën kontroll, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave në terren. Në operacion morën pjesë: 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol, automjete me 12 efektivë nga BMEC, helikopter i Forcave të Armatosura.

Falë reagimit të menjëhershëm, u shmang përhapja e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore”, shkruan ai.

Ora 17:43
Zjarri i madh në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, flakët hyjnë në thellësi të pyllit! Forca të shumta në terren për ta shuar (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën e Pustecit pasditen e sotme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë minutave të fundit, duke avancuar në thellësi të pyllit. Në terren ndodhen zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare, ndërsa situata paraqitet tejet e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se më shumë se 50 forca janë angazhuar në operacionin për izolimin fillestar të flakëve, por pavarësisht ndërhyrjes intensive, situata mbetet kritike.

Ora 16:45
Stuhi ere dhe një vesë e lehtë shiu korriku në Kukës, por temperaturat mbeten të larta! Nesër priten reshje të tjera (VIDEO)

Pas një periudhe të gjatë thatësie dhe temperaturash të larta që kanë karakterizuar muajt e fundit, këtë pasdite të së shtunës qyteti i Kukësit më në fund përjetoi reshje shiu, ndonëse të dobëta, por shumë të mirëpritura nga banorët.

Reshjet nisën pas një stuhie ere që ngriti pluhur në ajër dhe ulur intensitetin sapo filluan pikat e para të shiut. Megjithëse nuk sollën ulje të ndjeshme të temperaturave, freskia e përkohshme ishte një lehtësim pas ditëve të nxehta të korrikut.

Gazetari i Report Tv, benet Beqiri, informoi se sipas parashikimeve të sinoptikanëve, në orët në vijim dhe gjatë së dielës pritet që të ketë sërish reshje të dobëta shiu në Kukës dhe rrethina.

Ora 16:37
Vlorë/ Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm autoritetet vendore. Terreni i thepisur e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka, duke detyruar kërkesën për ndihmë ajrore.

Aktualisht, dy avionë zjarrfikës, njëri nga Kroacia e tjetri nga Italia, janë përfshirë në operacion, duke kryer hedhje të njëpasnjëshme uji mbi zonën e përfshirë nga flakët.

Zjarri është përhapur me ritme të shpejta, duke rrezikuar të përfshijë zonat e banuara në afërsi të fshatit Kaninë.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës janë të pranishme në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ora 14:34
Deri në orën 13:00/ Ministria e Mbrojtjes: 17 vatra zjarri aktive, 9 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin më të fundit nga zjarret në vend, ku deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri.

Nga këto, 17 janë aktive dhe 9 në monitorim.

Vatrat aktive janë në këto zona:

Qarku Dibër

 

1.            Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri po zhvillohet në 2 vatra , mbi fshatin Gurë-Lurë dhe në Fushën e Pelave. Ditën e sotme në terren janë angazhuar, 35 forca bashkiake. Situata paraqitet nën kontroll.

 

2.            Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan. Aktualisht, vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive. Është kërkuar ndihmë nga ajri.

 

3.            Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit raportohet e shuar në territorin e Qarkut Dibër, por ka marrë zhvillim drejt bashkisë Mirditë, në Qarkun Lezhë. Në terren ndodhen 15 forca Bashkiake. Në monitorim.

 

4.            Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e adresuar mbi fshatrat Sofraçan dhe Krajkë të baskisë Bulqizë. Deri tani zjarri ka përshkuar mbi 40 ha. Sot janë angazhuar në operacion 10 forca të bashkisë Bulqizëdhe zjarri po mbahet nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Në monitorim

 

Qarku Vlorë

 

5.            Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vazhduar puna ditën e sotme për shuarjen e zjarrit të rënë.

 

6.            Po vijon puna për zjarrin e rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, në kullota. Po vijon operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjetezjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez. Zjarri është nën kontroll dhe janë përshkuar 10 banesa. Aktualisht po operojnë 40 efektivë nga FA.

 

7.            Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Zjarri ka kaluar nga Ploça në drejtim të malit të Smokthinës. Aktualisht vatra është aktive mbi Smokthinë dhe po punojnë për shuarjen e tij 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë. Në monitorim

8.            Në fshatin Sevaster, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.

9.            Aktivizohet njē vatēr e re zjarri mbi fshatin Kopacez, Njësia Administrative Vergo nē zonē me bimēsi tē dendur dhe terren tepër të thyer. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi tē flakēve. Forcat e FA Poshnje janē pranē vendit, por është e pamundur tē operojnē,si nga era e fortē, por edhe prania e municioneve luftarake.

 

10.          Në vendin e quajtur Markat, bashkia Konispol është aktivizuar një vatër zjarri e ndihmuar nga era. Janë aktivizuar kapacitetet e bashkisë, 1 mjet me 3 efektiv MZSH bashkia Sarandë, 2 mjete me 12 efektivë MZSH BMEC që ndodhen në Palavli. 

Qarku Elbasan

 

11.          Nëzonën e Shmilit, në fshatin Dritas, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ditën e sotme ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit. Në terren po punojnë rreth 36 forca, 20 nga forcat ushtarake, 6 forca zjarrfikse, dhe 10 forca nga bashkia Elbasan.

 

12.          Në vendin e qujatur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd,  kemi 3 vatra zjarri aktive. Zjarri ne pyjet e Gurakuqit, zjarri ne Kostenje dhe zjarri të Guri Muzhaqit, në Orenjë. Po merren masa që në bashkëpunim me kryetaret e fshatrave, sektorin pyjor dhe ndërmarrjen e punëve publike të bashkisë të angazhohen forca për të vepruar në cdo vatër zjarri.

 

13.          Në zonën mbrapa mali të Lisecit, në zonën e qujtur Bregu, bashkia Gramsh është aktivizuar një vatër zjarri e cilluar  që prej mbrëmjes së djeshme. Sot janë aktivizuar 2 mjetet zjarrëfikës dhe efektivë. Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit.Terreni  vështirëson punën e forcave.

Qarku Lezhë

1.            Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri, vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth.Ditën e sotme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M (mbaruan operacionin) të cilët kryen 34 rrugë/kova. Nuk ka rrezik për banesat.

Qarku Korçë

 

2.            Në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec. Në ndihmë të forcave operacionale kanë shkuar edhe 30forca ushtarake të FA-së.Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët.

3.            Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll. Vatra për shkak të erës rrezikon të përhapet për shkak se vendi ku është kjo vatër zjarri është e veshur me barishte e shkurre. Në vendgjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

 

4.            Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Strelcë, njësia administrative Gorë, bashkia Maliq, e cila vijon në drejtim të veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

 

5.            Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec. Forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.

 

Qarku Berat

 

6.            Në fshatin Muzhakë, njësia administrative Çepan, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur, i vështirë për ndërhyrje edhe nga punonjësit e MZSH, por situata është nën kontroll, digjen barishte.

7.            Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe në).Në vendngjarje kanë shkuar një grup shërbimi dhe 3 mjete nga MZSH Berat dhe 1 grup shërbimi e një mjet ngaMZSH Dimal, dhe MZSH Mallakastër, si dhe 40 forca të FA-sembështetur edhe nga 1 helikopterët Hungarez H225M. Zjarriështë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa.

 

8.            Në fshatin Lybeshë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga banorët.

9.            Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan. Zjarri nën kontroll.

Qarku Gjirokastër

 

10.          Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhë dhe tuneli.

 

11.          Në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës. Zjarri eshte ne lartesi dhe per momentin nuk rrezikohet fshati Fushbardhe dhe tuneli. Zjarri është drejt izolimit dhe fikjes. Po përdoren kundrazjarre, pasi era është ne favor. Era fryn nga Jug perëndimi dhe shtyn zjarrin ne drejtim të sipërfaqes së djegur.

 

12.          Në fshatin Levan, njësia administrative Krahës, bashkia Memaliaj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet per shuarjen.

Qarku Kukës

 

13.          Në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së e kanë të vështirë të shuajnë zjarrin

Në këto operacione po marrin pjesë 634 Forcat bashkiake (Mzsh, Pyjore, etj.), 284 forca të FA dhe 36 mjete

Ora 14:25
Bie zjarr edhe në Bërzhitë të Tiranës, ndërhyn helikopteri nga ajri


Një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e Bërzhitës në Tiranë.

Flakët e zjarrit aktualisht po djegin shkurre dhe pemë.

Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse nga terreni.

Kurse nga ajri është aktivizuar helikopteri.

 

 

Ora 14:17
Vlorë/ Shfaqen dy vatra zjarri, në Selenicë e Shashicë

 

Dy vatra të tjera zjarri janë shfaqur në Vlorë, njëra në zonën e Selenicës e tjetra në Shashicë.

Zjarret e rëna në këto dy zona, për momentin nuk paraqesin rrezikshmëri për zonat e banuara.

Drejt vendngjarjes janë forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur vendosjen e zjarri nën kontroll.

Ora 13:59
Zjarret/ Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera

Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.

Në këtë fshat, gazetari i Report Tv, Limos Didani, raporton se zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.

Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.

Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore.

Ndërkohë, po pritet edhe ndërhyrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.

 

Ora 13:37
Shfaqet një vatër zjarri në Konispol, banorët apelojnë për ndihmë

Një vatër zjarri në fshatin e Konispolit është shfaqur në këto momente. Zjarri raportohet të ketë rënë në fshatin Markat të Konispolit, në skajin më jugor të Shqipërisë.

Banorët kanë bërë apel për ndihmë për shkak të situatës së krijuar.

Pas sinjalizimit të rastit, autoritetet kanë nisur një helikopter Cougar që ndodhet në Delvinë. Ndërkohë, nga Saranda po niset një zjarrfikëse drejt fshatit Markat. Ndërsa dy mjete të tjera zjarrfikëse të Forcave të Armatosura që ndodhen në fshatin Palavli të Delvinës, janë nisur drejt Konispolit.

Ndërkohë, forca policore të Komisariatit të Sarandës dhe FNSH-së janë nisur drejt vendngjarjes nëse do të lindë nevoja për evakuim.

Ora 13:22
Zjarri në Berat/ Evakuohen banorët në fshatin Paftal, flakët pranë banesave (VIDEO)

Banorët e fshatit Paftal në Berat kanë nisur të evakuohen për shkak të flakëve të zjarrit që po u afrohen banesave.

Zjarri që kishte rënë në malin e Shpiragut, ka zbritur në fshatrat poshtë.

Ekipet e emergjencës janë duke larguar banorët e fshatit Paftali për shkak të rrezikshmërisë që paraqet situata. 

Pamjet janë vërteta të trishta, ku ka dhe nga ata banorë të cilët refuzojnë apo hezitojnë të largohen. Në video shihen fëmijë e të moshuar.

Kujtojmë se zjarri në malin e Shpiragut u riaktivizua paraditen e sotme, pasi u fik mbrëmë.

Ora 13:15
Ndezi zjarr jashtë tunelit të Shkopetit për inat të familjarëve, flakët u përhapën në gjithë zonën, pranga 72-vjeçarit

Një 72-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia si autor i zjarrvënies në Shkopet në dy raste.

72-vjeçari me iniciale Gj.Gj., për shka të disa konflikteve që ka patur me familjarë dhe banorë të zonës, ndezi zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit më 19 Korrik. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në zonat përreth, duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës.

72-vjeçari dyshohet edhe si autor i zjarrvënies ditën e djeshme në të njëjtën zonë.

I moshuari akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr.

Njoftimi i Policisë Kurbin:

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, si pasojë e konflikteve me banorët; kapet dhe procedohet penalisht 72-vjeçari.

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i shtetasit Gj. Gj., 72 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të tjerë të zonës, ka ndezur zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit, më datë 19.07.2025. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në zonat përreth, duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës.

Gjithashtu, ai dyshohet si autor i zjarrvënies së qëllimshme edhe më datë 25.07.2025, në të njëjtën zonë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme që dëmtojnë pasuritë natyrore dhe rrezikojnë jetën e banorëve.

Ora 12:50
Zjarret në Delvinë/ Banorët e fshatit Kopaçëz: Këtu ka dëme të mëdha, jemi si në mesjetë, tani të na rrojë Edi Rama

Fshati Kopaçëz i Delvinës është dëmtuar rëndë nga zjarri i një dite më parë.

Shumë ullinj e pemë janë djegur e shkatërruar, ndërsa fshati përballet me mungesën e ujit.

Banorët e fshatit thonë për mikrofonin e Report Tv se dëmetjanë të mëdha. Sipas tyre, dyshohet që të kenë ngordhur edhe bagëti në mal, ku ende janë aktive vatrat e zjarrit.

“Realitetin e shikoni vetë. Zjarri ka bërë dëmtime të mëdha. Pa ujë, marrim ujë me makina, mesjetë. Në fshat ka shumë dëme kolosale. Dyshohet se ka dëme në bagëti, dhe zjarri vazhdon, ka përmasa. Kam 400 krerë dele, i kam në mal, dhe ka rrezikshmëri. Asnjë helikopter, në majë të malit nuk të vjen zjarrfikësja. Tani do ikim në mal që të strehojmë bagëtitë. Nuk e dimë se çfarë do bëhet. Problemi kryesor është të izolohet zjarri. Zjarri i asfikson, i bllokon në frymëmarrje. Të revoltuar jemi, të ngarkuar jemi. Lartësia e malit është 1800 metra, nuk ka se çfarë të bëjë bashkia. Duhet që të merren masa”.

Një tjetër banor i fshatit Kopaçëz shprehet se situata mund të ishte kaluar më lehtë, nëse do të ndërhyhej më shpejt. Ai i ka bërë apel Kryeministrit Rama që të ketë më shumë nën kontroll vartësit.

“Është bërë kallame këtu, po të ishte bërë pak më shpejt ndërhyrja, nuk do ishte bërë kjo. U bë tani, s’kemi ç’ti bëjmë. Të na rrojë Edi Rama sa malet, s’kemi ç’i themi më tani, të ketë më kujdes, të ketë më kontroll te vartësit e tij”.

Ora 12:38
Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave dhe flakët dolën nga kontrolli, arrestohet 64-vjeçari në Frakull të Fierit

Një 64-vjeçar në fshatin Frakull e Vogël të Fierit është arrestuar nga policia për zjarrin e shkaktuar.

Sipas policisë, 64-vjeçari me iniciale K.N. ndezi zjarr në oborrin e banesës për të djegur mbeturina, por flakët dolën nga kontrolli dhe dogjën 225 rrënjë ulliri në pronësi të një personi tjetër.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimit për vatër zjarri në fshatin Frakull e Vogël, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, janë djegur 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre me qëllim apo nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Ora 12:13
Rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës pas zjarreve

Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.

Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.

Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.

Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.

Ora 11:45
Zjarri në Shkopet, flakët përhapen në 3 fshatra

Mirditë - Zjarri i rënë në zonën e Shkopetit në Mirditë mbetet vatra e vetme aktive në territorin e Qarkut Lezhë, duke përfshirë tashmë një sipërfaqe të gjerë në lartësitë mbi fshatrat Lurth, Kulme dhe Fang, në Bashkinë Mirditë.

Në operacionin për përballimin e flakëve janë angazhuar forcat e Bashkive Kurbin dhe Mirditë, të mbështetura nga 50 trupa të ushtrisë.

Ditën e djeshme, situata është asistuar edhe nga ajri përmes dy helikopterëve hungarezë, pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Falë ndërhyrjes së koordinuar, është bërë e mundur të shpëtohen antenat celulare në zonën e Kulmes, të cilat rrezikoheshin drejtpërdrejt nga flakët.

Pavarësisht përpjekjeve, zjarri nuk është vendosur ende nën kontroll, për shkak të terrenit të vështirë dhe faktit që punohet kryesisht me mjete personale, të cilat nuk janë efektive në pyllin me lartësi të mëdha.

Aktualisht, të gjitha forcat janë përqëndruar në hapjen e korridoreve për të frenuar përhapjen e flakëve.

Në terren po punojnë 18 efektivë nga bashkia Kurbin, 39 nga bashkia Mirditë dhe 50 forca ushtarake.

Ora 11:06
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës për Report TV: Aktive vatra e zjarrit në Skërficë, tuneli është i aksesueshëm! Dje u dëmtuan 5 banesa

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara thotë se po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në fshatrat e Delvinës. Ai tha se aktive mbetet edhe vatra mbi tunelin e Skërficës, por shtoi se nuk paraqet problematikë për të mbyllur tunelin.

“Jemi në Palavli. Kemi punuar gjatë gjithë natës për lokalizimin e vatrës së zjarrit. Prej dje kanë qenë mbi 60 forca zjarrfikëse të Emergjencave Civile, vullnetarë nga Bashkia. Kemi pasur mbështetje nga të gjitha strukturat, kemi punuar përgjatë ditës dhe natës për ta mbajtur zjarrin në kontroll pasi vatrat kanë qenë shumë të shtrira thuajse në të gjithë Njësinë Administrative Vergo. Vazhdon vatra e zjarrrit mbi tunelin e Skërficës. Gjatë kësaj kohe jemi në terren. Momentalisht nuk është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, helikopteri do të monitotojë ku të jetë e nevojshme.”, u shpreh Cara.

Sipas tij, nga flakët e djeshme në fshatrat e Delvinës, u dëmtuan 4-5 shtëpi të pabanuara, një kishë, si dhe pyje, pemëtari e kullota.

“Kemi pasur dëme në pemëtari, pyje, shkurre e kullota. Janë dëmtuar 4-5 banesa të mbyllura. Një kishë në Vergo. Tuneli është i aksesueshëm, nuk është i nevojshëm që të mbyllet pasi krijon një kolaps trafiku rrugor por për momentin po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit.”, shtoi Cara.

Apeloi edhe qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të lajmërojnë në kohë autoritetet për vatrat e mundshme të zjarrit.

“Qytetarët të kenë kujdes vatrat e zjarrit janë edhe aksidentale por ka edhe të qëllimshme. Sa i përket ndërhyrjes jemi në terren në 24 orë.”, tha ai.

Ora 11:05
Zjarret/ Ministri Vengu dhe prefektja e Beratit Valbona Zylyftari monitorojnë situatën nga afër në Mbreshtan dhe Paftal

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari ndoqën nga afër situatën nga zjarret në Mbreshtan dhe Paftal.

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe forcat zjarrfikëse vijojnë angazhimin për përballimin e flakëve të zjarrit, të mbështetur nga ajri nga helikopterët hungarezë.

Ora 10:35
Riaktivizohet zjarri në malin e Shpiragut

Zjarri në malin e Shpiragut në Berat është riaktivizuar paraditen e kësaj të shtune, ku situata vijon të mbetet problematike. 

Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi 30 mjete po luftojnë me flakët ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë  dhe dy helikopterë të ushtrisë. 

Situata problematike mbetet ende në fshatin Galinë dhe Paftal ku zjarri rrezikon banesat e fshatit. 

Mëngjesin e sotëm në Shpirag ka qenë i pranishëm ka qënë dhe ministri Pirro Vengu dhe të gjithë drejtuesit vendor të Beratit.

Ora 10:21
Zjarret në Delvinë, shërbimi shëndetësor në gatishmëri

Pjesë e Komisionit të Mbrojtjes Civile në qarkun Vlorë është edhe shërbimi shëndetësor i Spitalit Ditor të Delvinës, si dhe pesë qendrat shëndetësore të kësaj zone. Në ndihmë janë autoambulancat nga Saranda dhe Gjirokastra, së bashku me staf mbështetës, për të qenë pranë situatës në terren.

Mjekët dhe infermierët ofrojnë ndihmë të menjëhershme për qytetarë dhe efektivë të forcave zjarrfikëse që shfaqin probleme me asfiksinë për shkak të tymit të dendur, si dhe për personat që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në spital.

Edhe sot, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri të plotë, derisa situata e krijuar nga zjarret të stabilizohet plotësisht.

Ora 10:16
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, 13 vatra ende aktive! Ku paraqitet situata më problematike

1752911365_zjarretnevend.jpg
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 29 vatra zjarri, prej të cilave 13 vazhdojnë të jenë aktive dhe 6 në monitorim. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarret kanë përfshirë zona të ndryshme në Vlorë, Delvinë, Selenicë, Gjirokastër, Dibër, Mat, Bulqizë, Elbasan, Lezhë, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Berat, Poliçan, Kukës, Tiranë dhe Fier.  

Në qarkun e Vlorës, zjarri po digjet në zonën e “Majës së Paliskës” mbi fshatin Dukat, ku flakët janë kryesisht brenda trungjeve dhe po mbahen nën monitorim. Në qarkun e Delvinës, zjarri është aktiv në lartësitë e fshatit Kalasë në njësinë administrative Vergo, ku ka përfshirë edhe disa banesa dhe operacionet po vazhdojnë me ndihmën e forcave dhe helikopterëve. Në Selenicë, në fshatin Ploç dhe zonat përreth, zjarri shtrihet në një sipërfaqe të madhe në kodra, por terreni i vështirë po kufizon ndërhyrjen nga toka dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. 

Në Gjirokastër, zjarri pranë fshatit Fushëbardhë, afër tunelit të Skërficës, vazhdon të jetë aktiv dhe po punohet për shuarjen e tij.  Në Dibër, në Parkun Kombëtar Lurë, zjarri ka përfshirë mbi 350 hektarë dhe forcat operacionale po përpiqen ta shuajnë. Në Mat, në fshatin Zall Gjoçaj, zjarri po zhvillohet në një perimetër të gjerë dhe rrezikon disa banesa, ndërsa ndërhyrja bëhet edhe me helikopterë. 

Në Bulqizë, zjarri në Livadhet e Peladhisë dhe fshatin Krajkë vazhdon, por me intensitet të ulët dhe po mbahet nën kontroll. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Në Elbasan, po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Lugaxhi, ndërsa në Lezhë, në zonën e Shkopetit, zjarri është aktiv, por pa rrezik për banesat.

Në Korçë, vatrat në fshatin Dishnicë dhe zonën Trestenik-Vishocicë mbeten aktive, por nën monitorim për shkak të erës që mund të përhapë flakët. Në Maliq, në fshatin Strelcë, zjarri vijon të përparojë në drejtim të veriut, ndërsa në Pogradec, në fshatin Kriçkovë, po punohet për shuarjen e tij.

Në Kukës, në Grykën e Motinës mbi fshatin Dragobi, zjarri është aktiv në një terren të vështirë dhe po punohet për izolimin e tij. Në Tiranë, në Malin me Gropa në zonën “Fusha e Stanëve”, zjarri vazhdon dhe po kontrollohet nga forcat operacionale.

Ora 09:24
U dogj gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në Delvinë, transportohet në Tiranë 42-vjeçari

1753514914_zjarretdelvine.png

Është transportuar me ambulancë mbrëmjen e djeshme drejt Spitalit të Traumës në Tiranë edhe personi i dytë që pësoi djegie nga zjarri në fshatin Kopaçëz të Delvinës.

42-vjeçari Apostol Zhupa ishte mes banorëve të fshatit që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë. Ai ka pësuar djegie, kryesisht në gjoks dhe në shpatulla.

Pas ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, mbrëmjen e të premtes u dërgua me ambulanca drejt Tiranës.

Ora 09:09
Shqipëria ngre në fluturim dronët Bayraktar, monitoron vatrat e zjarrit në vend (VIDEO)

 

Shqipëria ka ngritur në fluturim dronët Bayraktar TB2 për të monitoruar situatën nga zjarret në të gjithë vendin.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga dronët Bayraktar pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi.

“Që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët e Forcave te Armatosura në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thotë ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vatrat e zjarrit janë aktive nga Tropoja në Gjirokastër. Situata më e rëndë ishte ditën e premte në zonën e Delvinës, ku për shkak të flakëve intensive, u urdhërua evakuimi i 3 fshatrave të zonës.

Ora 08:55
Delvinë/ Zjarri në Vergo vijon të jetë aktiv në lartësinë e malit, digjen pyje dhe kullota

Një ditë pas situatës problematike me zjarret në Delvinë, sidomos në fshatrat Vergo, Palavli dhe Kopaçëz, disa vatra vijojnë të jenë aktive edhe sot.

Në Vergo, ka disa vatra zjarri në lartësinë e malit, ku po digjen pyje dhe kullota.

Megjithatë, situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e të gjithë banorëve të 3 fshatrave të sipërpërmendur pasditen e së premtes, të cilët u rikthyen në banesa gjatë mbrëmjes pas tejkalimit të rrezikut.

Zjarri që ditën e djeshme ishte pranë fshatit Tatzat ka kaluar në krahun tjetër të malit në anën perëndimore, duke djegur kullota dhe shkurre. Një stan raportohet se është djegur. Zjarri aktualisht ndodhet mbi zonën e Piqerasit.

Ora 08:47
Gjirokastër/ Punohet për izolimin e një vije zjarri, forcat zjarrfikëse në terren prej orëve të para të mëngjesit

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, së bashku me strukturat mbështetëse, po punojnë me intensitet për izolimin e një vije zjarri mbi 10 km të gjatë. 

Që prej orës 04:00 janë angazhuar 17 zjarrfikës, 32 punonjës të shërbimeve publike dhe 14 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të ndarë mes Fushë Bardhës dhe zonës mbi tunelin e Skërficës. 

Po synohet ndalimi i përhapjes së flakëve në drejtim të zonave të banuara dhe qytetit të Gjirokastrës. Autoritetet lokale vijojnë ndjekjen dhe koordinimin e situatës.

Ora 08:29
Dy vatra zjarri aktive në qarkun e Korçës, prefektura: Situata në kontroll, në terren forcat zjarrfikëse

1752740638_drenove.jpg

Prefektura e Korçës njofton se janë aktive dy vatra zjarri në territorin e qarkut, konkretisht në fshatin Dishnicë të Bashkisë Korçë dhe në fshatin Strelcë të Bashkisë Maliq. Situata në të dy zonat është nën kontroll dhe forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

Në Dishnicë, zjarri paraqitet me intensitet të ulët, ndërsa terreni i thyer dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar ndërhyrjen. Në këtë zonë janë angazhuar gjithsej 76 forca dhe 8 mjete, përfshirë zjarrfikës, forca ushtarake, shërbime pyjore dhe personel nga Njësia Administrative Bulgarec.

Në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë, zjarri mbetet aktiv vetëm në vatrën veriore dhe me intensitet të ulët. Forcat e terrenit po e mbajnë situatën nën kontroll, me gjithsej 67 forca dhe 2 mjete të përfshira në operacion.

Në total, për të përballuar situatën në të dy vatrat, janë angazhuar 143 forca dhe 10 mjete. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XxX: 27/07/2025 07:19

    Zjarrvenia duhet te klasifikohet terrorrrizem dhe te procedohet te gjithe ata qe rrine me uror ne dore.

    Përgjigju
  • kola: 27/07/2025 06:25

    MOS JA VINI FAJIN FSHATAREVE....SHTETI ESHTE PERGJEGJES....SE NUK KA MJETE PER FIKJEN E ZJARREVE..AVIONE...HELIKOPTERE...MJETE ZJARRFIKESE.....PSE GREQIA.ITALIA.KROACIA.KANE MJETE....NJE SHTET QE NUK KA AS STACION TRENI NE TIRANE...ESHTE TREGUESI ME I MIRE QE KETU PARATE VIDHEN ME TE DYJA DUART....

    Përgjigju
  • Griti: 27/07/2025 00:38

    Nuk shuhen zjarret nga prezenca e palo ministrit por shuhen me mjetet e nevojshme. Po kush e njeh dhe mban pergjegjesi ketu ne kete vend te nemur nga politiqener. Pirro e ndriti me portin e durresit te kthyer ne autostrade kokaine, do e ndrise si ministri i Belindes. Turp dhe krim!

    Përgjigju
  • Era: 26/07/2025 22:39

    Nga Jugu në Veri, i kemi fshatarët të shkulësh flokët. Fatkeqësi, për të gjithë ata që edhe pse nuk kanë përgjegjësi, vuajnë pasojat.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 26/07/2025 21:48

    Ne kemi hallin e hapësirave publike dhe ato ndërtimet... Mos te ushqehen njerezit edhe nje muaj pa per zjarrin se rruajme

    Përgjigju
  • Turp: 26/07/2025 14:51

    Turizmi qe duam, i gjithe vendi shkrumb nga zjarret neper pyje, zjarret neper landfillde, ajri kancer, ekonomi e shkrumbuar, natyra e degraduar prej pisllekut dhe zjarrit, amanet rezortin e Palases mos u shkoje flaka pa parku kombetar le te zhduket. Qeveri qe ska 25mil euro per te blere nje avion canadair dhe fajin ia ve eres se forte.

    Përgjigju
    • Aijam: 26/07/2025 23:53

      Injorance pushtetare Shqiperia digjet k u ç kat e parlamentit krihen... Emo kapni anen positive te gjerave a ikin turistet me par llaven e vullkanit Tani te shikojne zjarr ne vargmalet e jugut. Ironi do thoni ju qe do e lexoni. Keto gjera thot edhe ministri te qelllimshme pa he kushedi ku cfare mega projekti do Dali. 10 million per te ngul palmat te QTU edhe 20 million euro per ti Shkul. Keshtu qe mos u merakosni edhe po nuk Ben gje pun e madhe jemi mesuar ne Shqipot.

    • Arben: 26/07/2025 15:43

      Te fale Saliut! Ne ecim perpara, vetem perpara …

  • andi: 26/07/2025 14:20

    SHTET HAJDUT..PA ZJARRFIKESE....PA AVIONE ..PA HELIKOPTERE.....SEPSE I VJEDHIN LEKET QE JANE PER BLERJEN E MJETEVE...

    Përgjigju
  • Eno: 26/07/2025 13:34

    E njejta histori nga veriu ne jug cdo Stine viti. Fajjn e ka KY e ka ai. Te pa afte nga kryeministrija te opozita te emergjencat civile. Po Kur te fillojne reshjet do ja vini fajin qiellit!? Nje zinxhir burokracish nje zinxhir injorantesh kalvar I gjate qe ska fund. Merr nga rruga fut ne pun. Jo te digjen por te percellohet Toka e cka KY komb. Njeher nuk u be KY komb te parapriten katastrofat natyrore. Mir qe e zhvatet ekonomikisht por e dogjet edhe territorialisht. E shkretuat. Ato kullota e peme frutore e agrume duan mbi 2 dekada te rimekemben. Po kujt I flet vetes...

    Përgjigju
    • Lui: 26/07/2025 15:00

      Mëse e vërtetë. Por mjafton të shikojmë pas në vite në kohën e komunizmit. Nuk kemi dëgjuar atëherë zjarre të këtyre përmasave. Dhe kishte shumë më pak mjete e teknologji. Atëherë dalim në përfundimin që zjarrin e bëjnë vetë njerëzit në 98% të rasteve. Ca me dashje e ca padashje e u del jashtë kontrollit. Për mendimin tim duhet në rrugë operacionale kush i vendos zjarret të kapet e të dënohet. Dënimet duhet të jenë shumë të ashpra. Mundësisht të paralelizohen me krime si psh tentativë për vrasje për ata që e ndezin padashje dhe vrasje me dashje e mbetur në tentativë për ata që u vënë zjarrin me dashje. Vetëm kështu mund të zgjidhet.

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?