Sociale

VIDEOLAJM/ Pamje mahnitëse, delfinët i dhurojnë spektakël turistëve në gjirin e Vlorës

11 Prill, 10:49| Përditesimi: 11 Prill, 11:04

  • Share

Një pamje mahnitëse ka ardhur sot nga bregedeti i Vlorës.

Një grup turistësh që ishin duke eksploruar me gomone gjirin e Vlorës dhe për të shkuar drejt Gadishullit të Karaburunit janë shoqëruar nga delfinët të cilët shpesh herë janë prezent në gjirin e Vlorës dhe shoqërojnë mjetet lundruese.

Nga pamjet e kapura shohim se delfinët notojnë dhe “luajnë” me njëri-tjetrin, ndërsa rrezet e diellit bien mbi detin e qetë.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?