Edhe pse intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, situata me përmbytjet në zonën e Shkodrës paraqitet e njëjtë.
Qindra hektarë tokë ndodhen nën 'pushtetin' e ujit ku janë dëmtuar të mbjellat. Bashkia e Shkodrës njofton se në zonën e Obotit, Muriqanit dhe Oblikës aktualisht janë 960 hektarë tokë të përmbytura.
Në zonën e Dajçit janë 820 hektarë tokë të përmbytura ndërsa 130 hektarë janë të përmbytura në zonat e tjera.
Report Tv ka sjellë disa pamje të regjistruara me dron në zonat e përmbytura në Shkodër. Duket qartazi që të mbjellat në zonën e obotit janë të 'pushtuara' nga uji.
Për familjet në nevojë ka ardhur në ndihmë Bashkia e Shkodrës e cila njofton se ka shpërndarë disa pako ushqimore ndërsa janë gati dhe 300 pako të tjera të magazinuara tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale 'Arben Broci'.
Lajmi kryesor:
Rrëshqitje dherash në aksin Rrëshen-Bukmirë! Shkëmbi që bllokoi rrugën Krujë-Qafshtamë do shkatërrohet me eskavator
E.M.//ReportTv.al