Rrëshqitje dherash në aksin Rrëshen-Bukmirë dhe shkëmbi që bllokoi rrugën Krujë-Qafshtamë

Rrëshqitje dherash në aksin Rrëshen-Bukmirë! Shkëmbi që bllokoi rrugën Krujë-Qafshtamë do shkatërrohet me eskavator

13 Janar 2021, 09:15| Përditesimi: 13 Janar 2021, 15:37

  • Share

Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë dëmtime në shumë rrugë të vendit. Rruga Rrëshen-Bukmirë e cila u ndërtua në vitin 2017 është dëmtuar.

Aksi rrugor ka pësuar shkarje si dhe rrëshqitje dherash. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizje në këtë rrugë e cila lidh disa fshatra të zonës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka nisur puna për zhbllokimin e aksit Krujë-Qafshtamë, e cila prej dy ditësh ka qenë e bllokuar për shkak të një masivi shkëmbor.

Fillimisht ishte parashikuar që ky shkëmb të shpërthehej me eksploziv, por më pas u vendos që shkëmbi të shkatërrohej me eskavator.

Edhe dje u tentua që shkëmbi të hiqej nga rruga, por eskavatori ishte shumë i vogël dhe rruga nuk u arrit të hapej. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

 

Ora 15:29
Që prej të shtunës të izoluar, banorët e fshatit Ungrejt në Lezhë ndërhyjnë vetë për të bërë rrugën të kalueshme

1610548428_c0c3a2182b58441a99c3f718b1ee7deb.jpg

Disa zona në Lezhë janë bllokuar pasi ka pasur rrëshqitje dherash si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Banorët e njësisë administrative Ungrejt kanë ndërhyrë vetë gjatë ditës se sotme dhe kanë bërë të kalueshme rrugën që lidh 9 fshatrat e kësaj zone me Kallmetin.

Reshjet e dendura të shiut bënë që rruga të pësojë shembje në një gjatësi prej 100 metrash pranë zonës së Kreshtës, duke e izoluar këtë zonë që prej ditës së shtunë.

Reshjet e shiut që përfshinë vendin kanë sjellë dëmtime në shumë rrugë në disa qarqe. Rruga Rrëshen-Bukmirë e cila u ndërtua në vitin 2017 është dëmtuar.

Aksi rrugor ka pësuar shkarje si dhe rrëshqitje dherash. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizje në këtë rrugë e cila lidh disa fshatra të zonës. Të porekura nga përmbytjet kanë qenë disa zona në vend.

Ora 11:47
Pamjet me dron/ Përmbytjet në Shkodër! Qindra hektarë tokë ende nën ujë, Bashkia e Shkodrës shpërndan 300 pako ushqimore për familjet në nevojë

Edhe pse intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, situata me përmbytjet në zonën e Shkodrës paraqitet e njëjtë.

Qindra hektarë tokë ndodhen nën 'pushtetin' e ujit ku janë dëmtuar të mbjellat. Bashkia e Shkodrës njofton se në zonën e Obotit, Muriqanit dhe Oblikës aktualisht janë 960 hektarë tokë të përmbytura.

Në zonën e Dajçit janë 820 hektarë tokë të përmbytura ndërsa 130 hektarë janë të përmbytura në zonat e tjera.

Report Tv ka sjellë disa pamje të regjistruara me dron në zonat e përmbytura në Shkodër. Duket qartazi që të mbjellat në zonën e obotit janë të 'pushtuara' nga uji.

Për familjet në nevojë ka ardhur në ndihmë Bashkia e Shkodrës e cila njofton se ka shpërndarë disa pako ushqimore ndërsa janë gati dhe 300 pako të tjera të magazinuara tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale 'Arben Broci'.

1610534927_shkoderdron.jpg

1610534951_dronshkoder.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?