Disa zona në Lezhë janë bllokuar pasi ka pasur rrëshqitje dherash si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.
Banorët e njësisë administrative Ungrejt kanë ndërhyrë vetë gjatë ditës se sotme dhe kanë bërë të kalueshme rrugën që lidh 9 fshatrat e kësaj zone me Kallmetin.
Reshjet e dendura të shiut bënë që rruga të pësojë shembje në një gjatësi prej 100 metrash pranë zonës së Kreshtës, duke e izoluar këtë zonë që prej ditës së shtunë.
Reshjet e shiut që përfshinë vendin kanë sjellë dëmtime në shumë rrugë në disa qarqe. Rruga Rrëshen-Bukmirë e cila u ndërtua në vitin 2017 është dëmtuar.
Aksi rrugor ka pësuar shkarje si dhe rrëshqitje dherash. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizje në këtë rrugë e cila lidh disa fshatra të zonës. Të porekura nga përmbytjet kanë qenë disa zona në vend.
Lajmi kryesor:
Rrëshqitje dherash në aksin Rrëshen-Bukmirë! Shkëmbi që bllokoi rrugën Krujë-Qafshtamë do shkatërrohet me eskavator
//ReportTv.al