Durres- Ky është “Range Rover Sport” i vjedhur në Durrës më 19 prill të këtij viti dhe që u përdor në atentatin mafioz të 30 tetorit në Shkodër që la pas 4 viktima.
Pronari, nje punonjes sigurie ne portin e Durrësit ka denoncuar asokohe vjedhjen poshtë banesës së tij, por autorët nuk u zbuluan nga policia.
Në denoncim publik ai shkruante se “në rrugën ‘Neki Libohova’ me kane vjedhur nje makinë Range Rover Sport te vitit 2015, po ne kete orë, 150 metra më perpra kane vjedhur dhe nje Range Rover Evoque! Nnuk ka asnje pergjigje konkrete ndonese ne nje vend plot kamera ne rruge dhe ne lagje dhe nuk gjendet akoma? Kam konstatuar privatisht nepermjet kamerave qe te dy mjetet e vjedhur kan arritur ne rrugen Vore-Fush Kruje-Thumane dhe ne drejtim te Veriut”
Policia e Shkodrës nuk ka ende të dhëna se si ky automjet përfundoi në duart e atentatorëve, të cilët e dogjën me acid përpara se ti vinin flakën pasi kishin kryer ekzekutimin.Qëllimi ishte të humbisnin gjurmët në makinë.
Por ekspertët arritën që në automjetin e shkrumbuar të tyre, “Range Rover Sport” të rikuperojnë numrin e shasisë dhe të zbulojnë se kjo makinë ishte vjedhur pak muaj më parë në Durrës.
Nga kamerat e sigurisë që hetuesit kanë arritur të shohin, makina e autorëve ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka ndjekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që në lagjen Kiras.
“Range Rover Sport” dyshohet se ka dalë nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali, anëtar i grupit të Bajrave, por nuk ka kamera sigurie për të shkuar më tej dhe praktikisht kjo pistë mbetet e paverifikuar.
Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke lënë të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, ndërsa çifti Bashkim e Flutura Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e viktimave, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave duke u bërë viktimat e pafajshme të këtij atentati.
Mister për grupin hetimor mbetet ende fakti nëse është apo jo Ibrahim Lici personi që shfaqet në filmime amatore pranë trupit të vëllait të tij të pajetë Hamza Lici dhe që dyshohet të ketë qenë bashkë me ta në makinë. Policia akoma nuk ka marrë zgjidhje shkencore, por në ndihmë pritet t’i vijnë përgjigjet e analizave të disa gjurmëve gjaku që mendohet të jenë të personit të tretë misterioz, i cili dyshohet që gjithashtu të ketë mbetur i plagosur. Burime konfirmuan për Report Tv se disa klinika private në Shkodër janë kontrolluar mbi dyshimet se Lici mund të ketë kërkuar ndihmë, por asgjë nuk është përftuar.
Pista e hakmarrjes mes grupeve Lici e Bajri për hetuesit nuk ka ndryshuar, për shkak të konflikteve që kanë prodhuar më shumë se 20 viktima prej vitit 2018.
Momenti kur vidhet makina që u përdor në atentatin e 30 tetorit në Shkodër
Se Boranin me grua e keni vra plot ju në fakt.....
PërgjigjuE kan meritu cifti . Po ferracakt i vran kot thuj