Pamje nga lart të Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Pista gati në fund të vitit për t’u futur në testet e çertifikimeve evropiane

9 Gusht, 08:48| Përditesimi: 9 Gusht, 09:16

  • Share

Pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e çertifikimeve evropiane.

Lajmi u dha mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi një video me pamje të marra nga fluturimi i Alket Islamit mbi pistën e këtij aeroporti.

“Pista do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve evropiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky aeroport do të jetë i treti në vend dhe do të ketë edhe fluturime transoqeanike. Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, parashikohet të jetë aeroporti më i madh në rajon jo vetëm për pasagjerët dhe mallrat, por edhe të industrisë për mirëmbajtjen e avionëve.

Terminali do të jetë me sipërfaqe 20 000 metra katrorë. I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore. Këto do të prodhojnë 5.2 MWH energji e rinovueshme, që do të jetë për nevojat e aeroportit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • berti: 10/08/2024 02:44

    linjen e pare transoqeanike km do ta bej falas sepse eshte hisrorike sic e beri londer kukes po presim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?