Një zjarr në një banesë ngjitur me institucionin vuri sot në rrezik jetën e banorëve të Shtëpisë së Moshuarve në Fier.
Teksa ndau pamje nga operacioni i shuarjes së zjarrit Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zjarri erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së të Moshuarve, të paktën nga hetimi i deritanishëm.
“Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, theksoi Balla.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Zjarr pranë azilit në Fier, tymi 'pushton' institucionin! 8 të moshuar marrin ndihmë mjekësore në spital! Mjekja: Gjendja e tyre është stabël
B.K//ReportTv.al