Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto nga Bypassi i ri Vlorës, i cili u inaugurua vetëm pak ditë më parë.
Në fotot e publikuara nga kreu i qeverisë, shihet dy të rinj të cilët kanë ndaluar për të bërë foto, ndërkohë që shihen edhe pamjet piktoreske pas tyre.
“Edhe për foto ***bajpasi i Vlorës”, ka shkruar Edi Rama krahas fotove.
Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama
Bypassi i Vlorës, u hap pak ditë më parë dhe pritet që të lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.