Makina e parkuar në Parkun e Butrintit

Makina e biznesit parkon në Parkun e Butrintit, Forumi i Trashëgimisë thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin

29 Qershor, 19:25| Përditesimi: 29 Qershor, 22:02

  • Share

BUTRINT- Parku arkeologjik i Butrintit, një nga zonat më të rëndësishme të trashgimisë sonë kulturore, arkeologjike e turistike, tashmë po bie pre e përdorimit të tij për interesa fitmiprurëse të biznesit privat. Rasti më i fundit i abuzimit mbi parkun e Butrintit raportohet nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur alarmin se si një makinë e kompanisë së sallameve, të një prej bizneseve, që me vendimin e ish-ministres Mirela Kumbaro operon në atë zonë, është parkuar mbi monumentet e kulturës.

Teksa i drejtohet ministrit të Kulturës Blendi Gonxhe, Forumi i për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike që Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjerë te ngjashëm i bëni pasurive te trashëgimisë kulturore shqiptare.

Postimi i plotë

I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja

Kjo është pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanisë se sallameve, te cilës kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike për ta shndërruar ne kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës.

Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanisë se sallameve qëndron e parkuar mbi një kishë mesjetare e gërmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e bën përditë kete ritual ne sytë e te gjithëve vizitoreve dhe administratës shtetërore.

Ne fakt parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjerë te ngjashëm i bëni pasurive te trashëgimisë kulturore shqiptare.

Qe ne krye te herës kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t'i jepte miqve te saj godinën historike te rojtarit te Butrintit për ta shndërruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnjë dhembshuri apo krenari për te ruajtur këtë trashëgimi.

Kafeneja e Kumbaros, siç njihet sot nga punonjësit e Butrintit jo vetëm ka privilegjin te shesë uje dhe pije me çmime stratosferike, por ka privilegjin qe çdo dite te parkoje makinën e saj mbi rrënojat antike ne Akropol.

Ndërkohe qe njerëz fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makinës ne hyrje dhe u fut me këmbë ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjtërinë e kësaj kryevepre te trashëgimisë sonë, Kumbaro dhe kafeneja e saj përdhos përditë Akropolin e Butrintit.

Makina e parkuar mbi rrënojat antike

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arturi: 30/06/2024 14:28

    Keto e kane privatizuar Shqiperine.Ku eshte drejtesia?

    Përgjigju
  • filip: 30/06/2024 07:54

    Makinë biznesmeni kjo ringjallë...!!!

    Përgjigju
  • Iris: 30/06/2024 02:19

    Me thuaj me ke rri,te te them se kush je.Kumbaroja i ka shoket te cileve u ka bere favore ne Butrint si vetja.Injoranca aty ben ligjin.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 29/06/2024 22:05

    Turi derri Gonxhe esht me hajdut se hajduti ishalla ti gezoj ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?