Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje gjatë hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Kjo rrugë me 16 km e gjatë në jug të vendit është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me impakt pozitiv në ekonominë dhe turizmin e vendit.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore siç thekon kryeministri, shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit multidimensional të zonës dhe vendit.
"Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë", shkruan Rama.
Ky tunel është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.
Kush e di cpo bejne keta bej 10 Metra dhe hidh ne Facebook turp sa vjet ka qe ka filluar dhe hic gje shqiperia ka me mijera km pa shtruar qe ne kohen kur I hapi hoxha 90 per qind e rrugeve Jan cope cope
PërgjigjuU bene 8 vjet qe presim te hapet, ishalla e mbaroni kete mandat o madheri, se vetem foto e video 3d shohim
PërgjigjuDuhet te kish ikur me pare.N.q.se nuk e bene vere ai apo "kryetari" i partise do vazhdojne te hane bar.
PërgjigjuTani ose ky nuk di te shkruaje (gje qe e dyshoj fort) ose na merr per budallenj . Tirane-Sarande sot behet per rreth 4 ore e nje cerek. Ne shqip kur thua “e shkurton me 3 ore” do te thote qe rruga do behet per 3 ore me pak pra rreth 1 ore e 15 minuta qe kuptohet eshte e pa mundur. Ne shqip thuhet: distanca Tirane-Sarande do mund te pershkuhet per 3 ore.
Përgjigju