Tre pushues u shpëtuan një ditë më parë teksa po mbyteshin te Gjiri i Lalzit. Sot janë publikuar pamjet e shpëtimit të fëmijës 11-vjeçar dhe dy të moshuarve. Siç duket nga videoja, një sërë personash ‘luftojnë’ me dallgët e detit për të shpëtuar personat, që ishin në prag të vdekjes.
Pamjet janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Facebook’, ndërsa shihet se ekipet e shpëtimit janë futur në mes të ujit dhe ‘luftojnë’ për të shpëtuar pushuesit, një operacion që fatmirësisht u mbyll me sukses.
Komento