Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Shmanget tragjedia te Gjiri i Lalzit, policia shpëton nga mbytja tre pushues, mes tyre një fëmijë

8 Korrik 2018, 15:04| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 15:12

  • Share

Një tjetër tragjedi është shmangur sot në ujërat e bregdetit shqiptar. Tre pushues janë shpëtuar në prag të mbytjes te Gjiri i Lalzit, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Policia bën me dije se ka shpëtuar fëmijën 11-vjeçar, i cili ndodhet në spital në Tiranë, si dhe dy persona të tjerë të moshuar, njëri prej të cilëve është sjellë në kryeqytet.

Vetëm një ditë më parë një 14-vjeçar rrezikoi të mbytej në Golem, por ndërhyrja e menjëhershme e dy kushërinjve të tij i shpëtoi jetën. Report Tv solli pamjet ekskluzive të momenteve kur dy kushërinjtë u futën në det dhe shpëtuan të riun.

Njoftimi i policisë:

Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë. Pushuesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit, paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, shtetasit H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën, ndërsa shtetasi G.Xh. ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?