Banorë dhe turistë në Himarë prej rreth 2 javësh janë duke bashkëjetuar me insektet. Buburrecë të vegjël edhe fluturakë janë kthyer në makth. Ata gjenden kudo. Pushuesit shqetësohen gjatë qëndrimit në plazh, në bar-kafe e restorante pasi insektet të ngjiten në trup apo në ushqime.
Shqetësuese është situata edhe nëpër banesa dhe strukturat hoteliere. Banorë e turistë në Himarë dhe Potam sigurohen të mbyllin dyer e dritare, pasi insektet “pushtojnë” ballkonet, si në këto pamje që Report Tv sjell.
Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të dalin në ballkon dhe se rrobat që hapin për tu tharë i mbushen nga buburrecët e vegjël.
Sipas tyre, edhe grupet e pushuesve që po vijnë në fundjavë, siç janë edhe organizimet me nxënës të shkollave të ndryshme, apo të huajt, po ikin të frikësuar ndërsa rrugëve shihen vazhdimisht njerëz që mundohen të largojnë nga koka e trupi buburrecët që fluturojnë rreth tyre.
Report Tv do të interesohet pranë Bashkisë së Himarës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të ndjekur më tej këtë shqetësim që po alarmon pushuesit dhe nëse është bërë apo jo dezinsektimi.
Kinezi i ha buburrecat ju kino frik se ju ngjiten n trup
PërgjigjuGjynah se edhe per pak do kishim arritur Santorinin ...
Përgjigju