Report Tv sjell pamjet nga apartamenti në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, xhamat e dritares së ballkonit janë përtokë nga të shtënat.
Ndërkohë, në mure dhe kangjellat prej hekuri dallohen shenjat e plumbave.
40-vjeçari nga Lezha kishte marrë me qira një apartament në një hotel në Durrës, nëj ditë pasi gruaja e tij iku në Itali. Ai dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Me kallashnikov ka qëlluar edhe në ajër edhe kur kanë mbërritur efektivët e Durrësit, derisa është dorëzuar pas negociatave me RENEA-n.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Babai mbante peng 2 fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov, nën efektin e drogës! Arrestohet pas negociatave me RENEA-n (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al