Këto janë pamjet kur Policia e Lezhës shkon në vendin e ngjarjes në Balldre dhe e rrethon me shirit skenën e krimit.
Pak metra më tej dallohet makina “Benz” e raportuar ku ndodhej personi i pajetë dhe që dyshohet se ka vdekur për shkak të të shtënave me armë zjarri.
Një gardh sigurie ku nuk lejoheshin mjetet e tjera në atë rrugë dhe lëvizja e personave, me perimetër sigurie dhe vend nën mbikëqyrje policore.
Makinat e policisë njëra pas tjetrës, efektivë, hetues dhe më tej ambulanca e spitalit për të kryer veprimet e rastit me stafin mjekësor.
Policia ka gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë brenda mjetit, por ende nuk ka version zyrtar për vrasje apo vetëvrasje dhe hetimet janë aktive.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ 25-vjeçari gjendet i vrarë me një plumb brenda në makinë, nuk dihen rrethanat! Në mjet edhe arma, ja pistat e hetimit (EMRI+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al
