Kronikë

Lezhë/ 25-vjeçari gjendet i vrarë me një plumb brenda në makinë, nuk dihen rrethanat! Në mjet edhe arma, ja pistat e hetimit (EMRI+VIDEO)

6 Shkurt, 17:14| Përditesimi: 6 Shkurt, 19:12

  • Share

LEZHË- Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës,në afërsi të banesës së tij. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari Romario Brunga. 

Viktima u konstatua rreth orës 17:30 minuta të së enjtes, 6 shkurt, nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me rastin. Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që policia po heton dy pista, atë të atentatit, por nuk përjashtohet as vetëvrasja. Kjo e fundit pasi viktima ka vetëm një plumb në trup, ndërsa brenda në makinë është gjetur edhe një armë e llojit pistolete dhe një gëzhojë.

Gjithsesi do jenë hetimet që do të përcaktojnë dinamikën e ngjarjes. Policia në një reagim zyrtar tha se në mjet nuk janë konstatuar dëmtime nga plumba.

"Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi Romario Brunga, rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje”, njoftoi policia.

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket mjeti tip ‘Benz’ në të cilin u gjet i vdekur i riu.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje. Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së specializuar mjekësore, e cila do të përcaktoje dhe rrethanat e këtij rasti.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona të cilët mund të kenë dijeni, ndërsa sipas të dhënave Romario Brunga nuk ishte persona problematik dhe me precedent të mëparshëm penal dhe nga deklarimet e familjarëve nuk kishte shfaqur shqetësime gjatë kohëve të fundit.

1738864049_romariobrunga.jpg

Viktima Romario Brunga 

Ora 18:00
I riu gjendet i vrarë në Balldre të Lezhës, reagon policia: Ka vetëm një plagë, në mjet edhe arma e zjarrit

1738859655_lezhe.jpg

Policia e Lezhës ka reaguar pasi 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i vdekur me një plumb brenda në makinë në Balldre. Policia thotë se brenda në makinë është gjetur edhe një armë zjarri, ndërsa mjeti nuk ka dëmtime.

"Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi Romario Brunga, rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore", njofton policia. 

Ora 17:33
Del EMRI, ja kush është i riu që u gjet i vdekur brenda në makinë në Balldre të Lezhës

1738859284_lezhe.jpg

Report Tv ka siguruar emrin e të riut që është gjetur i vdekur brenda në makinë në Balldre të Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Romario Brunga është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës. 

Ora 17:33
I riu u gjet i vrarë me plumb, Report Tv sjell PAMJET! Policia rrethon vendin e ngjarjes me shirit dhe krijon perimetër sigurie për hetime! Ambulanca dhe forca të shumta

Këto janë pamjet kur Policia e Lezhës shkon në vendin e ngjarjes në Balldre dhe e rrethon me shirit skenën e krimit.

Pak metra më tej dallohet makina “Benz” e raportuar ku ndodhej personi i pajetë dhe që dyshohet se ka vdekur për shkak të të shtënave me armë zjarri.

Një gardh sigurie ku nuk lejoheshin mjetet e tjera në atë rrugë dhe lëvizja e personave, me perimetër sigurie dhe vend nën mbikëqyrje policore. 

Makinat e policisë njëra pas tjetrës, efektivë, hetues dhe më tej ambulanca e spitalit për të kryer veprimet e rastit me stafin mjekësor.

Policia ka gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë brenda mjetit, por ende nuk ka version zyrtar për vrasje apo vetëvrasje dhe hetimet janë aktive.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 06/02/2025 19:24

    Vetvrasje duhet te jet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?