(PAMJET) Zjarrfikësi jashtë rrezikut në spital, policia: U plagos nga plasja e plumbave që ishin brenda makinës në flakë

8 Qershor 2020, 11:49| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 11:54

  • Share

Zjarrfikësi i plagosur në Elbasan është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Report TV sjell pamjet kur zjarrfikësi Dash Muhaxhiri u transportua dhe po merr ndihmën e parë në spital. Ai ka marrë një plumb në këmbë. Në njoftimin zyrtar të policisë theksohet se në lagjen "Skënderbej", Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip "Volkswagen". Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses 38 vjeç. Sipas policisë dyshohet se  plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Policia njofton se në orën 09:37 u paraqit në spital Ardian Çapja, ndërsa makina u gjet në flakë në 09:43, pra pavarësisht mohimit të familjes për atentat ngjarjen kanë ndodhur në pak minuta dhe sipas grupit hetimor janë të lidhura me njëra tjetrën.

1591609869_zjarrfikesi.jpg

Shenja e plumbit qe mori zjarrfikesi ne kembe


Lajmi kryesor:

Qëllohet me snajper ushtarak Ardian Çapja, plumbi e kapi pranë zemrës, i shpëton atentatit të tretë, autorët djegin makinën, shpërthejnë fishekët, lëndohet zjarrfikësi (Dinamika+pamjet)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?