Stadiumi Air Albania i mbushur me tifozë

Pamundësia për të blerë biletë, FSHF: Kemi vepruar si në rastet e tjera, ishin 300 mijë kërkesa

17 Shtator 2023, 16:39| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 16:43

  • Share

Federata e Futbollit ka reaguar për pakënaqësitë e tifozëve në lidhje me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki, që u shitën për afërsisht dy orë dhe shumë prej tyre e patën të pamundur të futeshin online për ti blerë. Sipas federatës faqja ku u blenë biletat ka patur ngarkesë të jashtëzakonshme për shkak të 300 mijë kërkesave, ndërsa saktëson se janë ndjekur të njëjtat hapa për shitjen e tyre si në ndeshjet e mëparshme.

Kjo është arsyeja përse shitja nisi me disa orë vonesë, ndërsa bëhet me dije se në treg nuk kanë dalë 22 mijë bileta sa ç’është kapaciteti i stadiumit, por më pak. Kjo sepse rreth 5 mijë janë të rezervuara për grupimet që mbështesin gjithmonë kombëtaren. Për ato persona që kanë paguar, por nuk kanë aksesuar dot një biletë federata saktëson se paratë do tu kthehen nëpërmjet sistemit.

Njoftimi i FSHF-së

"Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre.

Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit.

Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qënë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave.

Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të reservuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre.

Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera.

Falenderojmë të gjithë tifozët për interesimin dhe kërkojmë e dëshirojmë të mirëkuptohemi nga ta për mosplotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Çdo stadium i ndërtuar do të ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për këtë ndeshje.

Federata Shqiptare e Futbollit uron që të kemi rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme të ekipit kombëtar në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian dhe të gjithë sëbashku të festojmë sukseset e djemve kuqezi."

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • turi: 17/09/2023 16:48

    Hajd me humbje qe te vejne mend kta, edhe ata qe moren bileta per ti shit. Ne qe kemi nje jete qe shkojm ke ndeshjet e kombetares edhe kur ke qemal stafa ishim ose jo 100 vete ngelem jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?