Sociale

Panairi i Gastronomise Detare në lungomaren e Vlorës, me produkte vendase, zgjon interesin e turistëve

28 Qershor, 13:24| Përditesimi: 28 Qershor, 16:02

  • Share

Në vitrinë janë vendosur produkte vendase me një gamë të gjerë dhe prezantim të kulinarisë që qyteti bregdetar ofron.  Shëtitorja e lungomares në Vlore u kthye në një pikë atraksioni për të gjithë të apasionuarit pas kulinarisë.

Panairi gastronomisë solli në vëmendje produktet e detit dhe përpunimin cilësor të tij, përmes një formati të hapur degustimi.  Ky efent shton kuriozitetin e të huajve, duke ndihmuar eksportin e produktit vendas.

“Kjo është një pjesë e vogël e asaj që ofron deti ynë. Ka një bollëk të jashtëzakonshëm në vlera dhe cilësi. Këto kemi dhe një specie invasive, dhe një gjinkallë…. Ne jemi nëj vend që ofrojmë këto mundësi. Kjo është një nga specie e rralla të bregdetit jonian, gjinkalla",- tha Sherif Durmishi.

"Unë jam tepër i kënaqur sepse kam shumë guida që më vijnë në fabrikë. Po ecim me hapin e duhur. Vec vajit të ullirit unë shkoj dhe në konkurse botërore ku kam marrë dhe medialje ari, që është krenari për vajin shqiptar",- tha Vesaf Musai.

"Interesi në fazat e para duket mirë, viojnë e provojnë dhe japin përshtypjet e tyre dhe shprezojmë tna viziojnë dhe në kantinë dhe në restorantet e kolegëve tanë",- tha Marsel Beqiri.

"Ka patur një rritje të ndjeshme dhe sot po prezantohemi me produktet lokale. Besoj që për vitet e ardhshme do kemi më shumë produkte. Vlora po zhvillohet dhe fusha e gastronomisë është në zhvillim",- tha Gabriel islami.

"Për qytetin nuk është e rëndësishme të promovojë detin, malin apo udhëtimet me anije por mbi të gjitha ushqimin",- tha Emanuel Hazizaj, menaxher rrjeti hotelerik.

 

Panairi synon ta prezantojë qytetin e Vlorës si një destinacion jo thjesht atraktiv për pamjen e tij, t’u ofrojë turistëve një tjetër dimension, njohjen me gastronominë dhe produktet vendase.

"Është hera e parë, por shpresopjmë që vitet të vijnë të kthehet në traditë dhe të jetë më i madh dhe më i shumtë në numër. Shpresojmë që me kalimin e kohës të bhët dicka më madhështore, jo vetëm qytetet e Shqipërisë por edhe për rajonin. E para promovon dhe e dyta degustohet",- tha Ermal Dredha, Kryetar i Bashksië Vlorë.

Qëllimin duket se ia kanë arritur, turistët e huaj për mikrofonin e Report TV shprehen të mahnitur nga i gjithë mozaiku që iu ofron Vlora.

"Vij nga Mbretëria e Bashkuar, është dita e parë këtu dhe po më pëlqen atmosfera."

"Vij nga Anglia. Kam ardhur këtu me bashkëshorten time. Ushqimin nuk e kam provuar ende, por vera shumë e mirë."

Panairi do të qëndrojë i hapur edhe të shtunën, duke parashikuar një pjesmarrje më të lartë e cila ndihet kryesishst në fundjavë.  

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?