Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ftoi gjermanët të vizitojnë Shqipërinë duke treguar edhe disa nga bukuritë natyrore që ka vendi ynë. Rama mori shembullin e plazheve të Ksamilit që ngjajnë me Bora-Boran apo peisazhet e Thethit dhe Valbonës.
'Gjermanët po kështu pushojnë më shumë sesa të tjerët dhe i duam sepse pinë shumë pije, dhe po kështu hanë shumë kur na vizitojnë dhe edhe një gjë tjetër, edhe nëse ka më shumë për të ngrënë në Gjermani, shijet e Shqipërisë janë shumë më të mira dhe po e them në mënyrë mjaft modeste.
Le ta nisim për shembull me kafen. Krahasoni atë lëngun e erret që e quani kafe me ekspresin më të mirë jashtë Romës dhe më besoni që ky është krahasim më pak i dhimbshëm që mund të bëj për të mos fyer mikpritësit tanë.Por seriozisht tani, pse duhet gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk doni që t’i besoni fjalës time për këtë atëherë besojini Der Spiegel që është gati të tregohet e padrejtë me mua, por e quan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar qoftë për plazhet e Ksamilit të ngjashme me Bora Bora apo rrënojat e Butrintit apo ngjitjet e marshimet në peizazhet e Thethit a Valbonës.
Apo le të marrim një tjetër burim të madh gjerman të lajmeve, që edhe një herë nuk ka qenë gjithmonë i prirur të shkruajë gjëra të mira për ne, Bild de: “Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur. Në 2025 do të shndërrohet në një destinacion kryesor për ata që duan diellin dhe detin. E ndryshe nga rajoni i mbipopulluar mesdhetar në Shqipëri mund të gjeni plazhe të qeta dhe të shijoni natyrën të paprekur”.'
Lajmi kryesor:
Shqipëria ‘Vendi i Nderit’, spektakël kuqezi në Panairin e Turizmit në Berlin! Rama: S’jemi më perlë e fshehur, por fuqi turistike! Ksamili si Bora Bora
G.K/A.M/ReportTv.al
