Pandeli Majko, i indinjuar me opozitën sot në Parlament
Deputeti socialist Pandeli Majko ka folur në seancën parlamentare sot, duke akuzuar Opozitën për protestën e dhunshme të 7 Tetorit, ku jo vetëm u dogjën institucionet, por edhe selia e PS.
Ish-kryeministri socialist dhe drejtues i selisë rozë e dënoi këtë sulm të paprecedentë me motive politike dhe u kërkoi llogari kolegëve opozitarë.
“Më thoni pse dogjët me molotov selinë e Partisë Socialiste. Ishte akt i paprecedentë dhe që s’kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare. Nuk ndodhi as kur pati luftë e u shkëmbyen plumba (trazirat e 1997). Më shpjegoni pse dogjët me molotov selinë e PS?!”, tha Majko, duke kërkuar llogari nga opozitarët e PD.
Lajmi kryesor:
Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)
A.Q//ReportTv.al