Sociale

Pandemia nuk ndal karnavalet në Nartë, 3 netë festivë! Kostume popullore, maska dhe deri tek personazhet e përrallave (VIDEO)

3 Maj 2021, 16:57| Përditesimi: 3 Maj 2021, 16:59

  • Share

Për tri ditë rresht, fshati i Nartës në Vlorë është i pushtuar nga ngjyrat, muzika dhe festa. Janë karnavalet që vijnë në një atmosferë të veçantë pas pashkëve.

Narta nuk e ndali traditën e karnavaleve as në ditët më të vështira nga pandemia që vendi ynë përjetoi në vitin 2020. Të tilla, pa respektuar masat anti-Covid, ishin edhe karnavalet e këtij vit.

Banorët, të rinj e të vjetër, i sheh të veshur me kostume popullore, maska, dhe deri tek personazhet e përrallave, teksa i sheh të bërë njësh nën melodinë e këngëve e valleve.

Kureshtje ndaj kësaj feste tradicialonale patën edhe qytetarë të huaj të cilët thuajse nuk mungojnë çdo vit duke parë nga afër këtë festë qindra-vjeçare. 

Festa pagane e karnavaleve e cila i ka rrënjët parakristiane festohet çdo vit në këtë zonë së bashku me festën fetare të Pashkëve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?