Papa Françesku
Ambasada izraelite në Selinë e Shenjtë ka reaguar lidhur me deklaratën e Papa Françeskut, i cili sot (17 Nëntor 2024) bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për gjenocidin në Gaza.
“Më 7 tetor 2023 ndodhi një masakër gjenocidale ndaj qytetarëve izraelitë dhe që atëherë Izraeli ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje kundër përpjekjeve nga shtatë fronte të ndryshme për të vrarë qytetarët e tij. Çdo përpjekje për ta quajtur këtë vetëmbrojtje me ndonjë emër tjetër është për të izoluar shtetin hebre”,- thuhet në reagimin e ambasadës izraelite në Vatikan.
Lajmi kryesor:
Izraeli bombardon ndërtesën shumëkatëshe, 72 të vdekur! Papa Françesku: Të hetohet gjenocidi në Gaza! Ambasada izraelite në Vatikan: Përpjekje për të izoluar shtetin hebre
K.M/ReportTv.al