Bledi Çuçi

Politikë

“Paqja fiskale”, Çuçi shpjegon për biznesin në Vlorë paketën e re: Tatim Fitimi deri në 5%, përjashtim nga çdo kontroll tatimor

30 Prill, 14:58| Përditesimi: 30 Prill, 15:01

  • Share

Drejtuesi i politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, bëri një vizitë në një prej bizneseve të Vlorës që shërben si pikë distribuimi e produkteve të ndryshme. Gjatë bisedës me drejtues të biznesit dhe punonjësit, Çuçi foli për “Paqen Fiskale”, një iniciativë e qeverisë për të lehtësuar më tej bizneset në mbarë vendin. 

“Do bëjmë një formulë për Tatimin e Fitimit që do ta quajmë paqja fiskale. Për fitimin që ti do bësh në vit mbi rritjen ekonomike, do të paguash vetëm 5% Tatim Fitimi. Nëse ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2% vitin tjetër dhe fitimi yt është 5% nga viti, deri në 2% do tatohesh siç je tatuar deri më sot. Pastaj nga 2 deri ne 5 do tatohesh vetëm me 5%. Kjo është një lehtësim që do t’i bëjmë ne biznesit për t’i dhënë frymë dhe për të akumuluar pjesën e vet të fititmit me tatim 5%. Sot nuk gjen në asnjë vend të Europës 5% tatim fitimi”, tha Çuçi. 

Më tej ai përmendi rritjen e pagës minimale në 400 euro dhe zotimin e qeverisë për ta çuar në 500 euro në muaj duke filluar nga janari 2026. Çuçi e vlerësoi Vlorën si një nga qytetet me perspektivë të madhe ekonomike, me rritje të shpejtë të bizneseve dhe të vlerës së pronës teksa kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në 11 maj. 

“Vlora me perspektivën që ka, me aeroport, me port jahtesh, me port industrial, me gjithë këto investime që bëhen dhe me ekonomi të fortë, nuk ka e nuk do të ketë qytet më të jetueshëm mirë në të gjithë rajonin. Vlora është një perlë që po merr vlerën e vet më në fund falë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Edhe kjo magazinë ka pësuar rritje në këto vite për shkak të rritjes së ekonomisë, për shkak të rritjes së konsumit e mirëqënies. Thirrja ime është të na ndihmoni me votë në 11 maj për të marrë mandatin e nëntë në Vlorë”, tha Çuçi. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?