'Para 7 vitesh njerëzit vareshin kangjellave të QSUT-së dhe bërtisnin se s’kishin ilaçe', Rama: ‘Një Tire’ s'mund të hedhë hije mbi heroizmin e mjekëve

20 Shkurt 2021, 09:32| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 11:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur tek sistemi shëndetësor në vend, deklaroi se është e dhimbshme që disa ‘Tire’, duke kujtuar kështu rastin e sanitares së spitalit COVID 2 që mashtroi një familjare të një pacienteje me COVID duke i marrë para, të hedhin hije mbi heroizmin e bluzave të bardha.

“Mjeket e Covid janë heronj, kanë punë përtej atyre që ne mund të kuptojmë. Është e dhimbshme që një Tire ose disa Tire të hedhin hije mbi heroizmin e tyre. Sistemi ndërtohet nga reforma, reforma kërkon kohën e vet. Ne i japim sistemit një fuqi të re, marrim nga eksperienca e transferimit të dijes, njohurinë që na duhet që ta përhapim në të gjithë Shqipërinë. Për këtë eksperienca e Turqve do na ndihmojë se dhe ata e kanë kaluar këtë proces. Kush e njeh historinë e transformimit të Turqisë, i përket një periudhe më të afër, e dini që përpara 15 vitesh ka pasur një situatë të vështirë, ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot. Ka ndjekur hapat që po ndjekim ne. Shumë kush flet sot për spitalet sikur vjen nga hëna, kur ne kemi marrë detyrën ishte një kohë kur nuk ishte pandemia por ishin njerëzit që vareshin në kangjellat e QSUT se nuk kishin ilaçe, shkonin në spital me batanije me vete, ishte katastrofë më vetë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetaret në Fier.

Këtu ka deklaruar se njerëzit para 7 javësh vareshin kangjellave të QSUT-së ndërsa bërtisnin se nuk kishin ilaçe.

“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk ishte pandemi, por ishin njerëzit që vareshin kangjellave të QSUT-së dhe ulërinin se nuk kishte ilaçe. Apo merrnin batanije me vete. Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. Borxhi kur morën ne detyrën, që shteti i kishte furnizuesve ishte katastrofik. Në furnizime kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Fier: 50 turq dhe 320 shqiptarë do punësohen në spital! Mandatin e tretë, sjellim universitete me 'nam', pagë deri në 40 mijë lekë pa taksa


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?