Sjellja në Shqipëri e universiteteve me “nam të mirë” është një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama për mandatin e 3-të në pushtet. Këtu tha se bëhet fjalë për filialin e universitetit Teknologjik të Stambollit dhe akademinë ushtarake.
Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kryeministri ka folur për projektet e mëdha që synon për mandatin tretë. Në spitalin e Fierit i cili po ndërtohet nga Turqia, Rama tha se 50 persona të punësuar do jenë turqë dhe 320 shqiptarë. Këto të fundit shtoi se do përzgjidhen nga përfaqësuesit nga Turqia të cilët dhe do të drejtojnë spitalin.
"Nevoja për 1 spital rajonal me standarde dhe me kapacitete në lartësinë e duhur në tërë këtë zonë është e hershme siç është e hershme dhe pritshmëria sepse edhe të tjerë e kanë bërë këtë premtim. Më vjen për të qeshur kur shoh reagime pse tani për fushatë. Në fakt kemi bërë përpjekje prej shumë kohësh, që përpiqemi për ta materializuar këtë spital. Kemi bërë projektim dhe përpjekje për ë gjetur mënyrën e financimit. Sot më në fund kemi mundësinë të shohim realizimin e këtij projekti. Kjo çështje ishte shtruar dhe më parë por për 1 mijë arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital sdo i shërbejë vetëm Fierit por një zone më të gjerë. Ai do jetë një spital pa pagesë, do paiset nga turqia", tha Rama.
Në planin politik të PS i cili do të prezantohet së shpejti, Rama tha se po diskutojnë të çojnë pagën deri në 40 mijë lekë pa taksë. Ndërsa ka renditur ndyshimet që ka bërë gjatë kohës në qeveri, kryeministri theksoi se kemi dyfishim të tokës së punuar dhe rritje të eksporteve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të mbante një fjalim mbi atë se çfarë nuk shkon, për sytë e shumëkujt do të ishte i gatshëm që të merrte drejtimin e PD-së.
“Nëse do të mbaja një fjalim se për çfarë nuk shkon, për sytë e shumëkujt do të isha i gatshëm që të merrja drejtimin e PD-së. Realisht, do të dukesha demokrati më viligjent. Sepse jam i vetëdijshëm për ça nuk shkon. Nëse do të hyja në një garë për të fituar kupën e të pakënaqur nga qeveria, do të pretendoja për kupën. Nuk jam i kënaqur nga punët e qeverisë. Kam hyrë në borxh me familjen, sidomos me atë të voglin. I kuptoj shumë mirë njerëzit e pakënaqur, pavarësisht se çfarë thonë. E ndaj me këta. Sfida është se pse jeni të pakënaqur.”, tha Rama.
Nga Fieri kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka në plan që ta çojë pagën deri në 40 mijë lekë pa taksë. Kjo tha se do të prezantohet në planin elektoral të PS që do të prezantohet.
“Duhet të fuqizojmë shkollat profesionale duhet sigurisht që të vazhdojmë të mbajmë një ekuilibër nëpërmjet taksës pë rata që fitojnë më pak dhe ata që fitojnë më shumë. Për ata që fitojnë më pak e kanë taksën 0. S’ke taksë ske tvsh, Çfarë mund të të bëjmë më shumë që të kesh një biznes të vogël.
Duam të bëjmë një ndryshim dhe po e studiojmë sepse do ta kemi pjesë të planit që do e shpalli mpara se të hyjmë në pjesën e fundit të fushatës. Sot e kemi pagën 300 mijë lekë pa taksa ta çojmë në 400 mijë lekë pa taksa. Kush paguhet deri në 400 mijë lekë të mos paguajë taksë mbi pagën. Kjo do të lehtësojë jo pak dhe numrin e atyre që preken nga kjo masë është shumë i madh”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur në Fier për arrestimet në Gjykatën e Krujës, ku iu vunë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha si edhe mjekut Edvin Prifti. Rama thotë se këto nuk janë goditje elektorale siç janë hedhur akuza. Rama ka ironizuar dhe deklaratat e fundit ku thuhet se mjeku Prifti i cili akuzohet për shpërdorim detyre, si dhe iu kap një sasi e madhe parash, është goditur për shkak të bindjeve të djathta.
“Çështja është që të krijojmë triumfin e drejtësisë në sistem. Pastrimi i llumit që ishte në drejtësi nuk është fjalë goje. Vettingu ka bërë një pastrim radikal. Ka akoma. Sot me sigurti ka ndodhur ndonjë krim në ndonjë gjykatë. Por ama ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme. Një gjykatëse përfaqësuese e këtij llumi është sot para hekurave.
Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe por lajmi i mirë është se janë pas hekurave. Tirja sështë fenomen pandemie por i pandemisë së korrupsionit që 30 vjet. Ashtu sikurse edhe liberali i djathtë që thotë se më kanë fut në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se çlidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta. Duhet të jemi më të inkurajuar sot se çishtin 7 vite më parë. Me të gjitha vështirësitë e veta procesi pe ecën me një ritëm që nuk është ritmi që duan shqiptarët”, tha Rama.
Kujtojmë se mjekut Edvin Prifti iu sekuestruan nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë. Prifti ka kërkuar që ti hiqet arresti me burg si dhe që ti kthehen lekët e sekuestruara të cilat kapin vlerën e 380 mijë eurove, pasi sipas mjekut janë kursime familjare, të ligjshme dhe jo prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet.
Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kryeministri Edi Rama ka folur për projektet e mëdha që synon për mandatin e tretë. Ndër të tjera ai ka deklaruar se kemi dyfishim të tokës së punuar dhe rritje të eksporteve.
“Sot jemi në një fazë tjetër. Kemi në proces përfundimin e aeroportit të Kukësit. Pandemia na ka goditur sepse na ka bllokuar për një kohë bujë të gjatë aeroportin e Vlorës. Presim që të dalë fituesi dhe të lidhet kontrata. Mund edhe të mos lidhet kontrata siç na ndodhi me Milot-Balldren. Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus. Njerëzit ngatërrojnë stacionin e autobusit me aeroportin, kur thonë c’na duhen ne s’kemi bukë. Për bukë s’ka vdekur asnjë që nga koha e Skënderbut. Por këtu është kohë që s’kemi bukë. Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet.
Aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati. Kemi pasur Miltot-Fier dhe tani do t’i bashkojmë në një. Është një projekt që do të transformojë infrastrukturën. Janë një sërë projektesh të tjera po nuk po marr kohë. Këto janë projekte kyçe që nuk janë program elektoral , por pjesë e projektit tonë për t’i vënë në lëvizje. Në 7 vite kemi dyfishim të tokës së punuar. Punohej 120 mijë hektarë tokë, sot punohet 24o mijë. Kjo ka ndikuar dhe në rritjen e eksportit”, deklaroi Rama.
Nga Fieri, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80 vjeç. Teksa ironizoi deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili tha se me këtë vendim po bëhet ndarje klasore e shoqërisë, Rama thotë se vaksinimi i personaliteteve do të shërbejë dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët se duhet bërë vaksina, në një kohë kur ka kaq shumë teori konspirative që i frikësojnë.
“Ka shtete që janë në hall për vaksinën. Po ka halle e halle se tjetër është gjermania, tjetër italia dhe tjetër jemi ne, tjetër janë disa vende që skanë nisur ednde procesin e vaksinimit e sdinë se ku do nisin. Por ne sjemi kjo kategori, sigurisht që sjemi në nivelin e izraelit që ka vaksinuar shumë, duke paguar me 3 fishin e cmimit para se vaksina të prodhohej, ka parablerë gjithë vaksinën, duke rrezikuar që nëse nuk aprovohej vaksina të humbte edhe paratë. Ndërkohë nxituan edhe të tjetët , përballë një kompanie pfizer që nuk mund të furnizonte gjithë botës. Shfrytëzova talentin e lypsarit dhe ia dola për një kontratë. Brenbda marsit e gjithë sasia që do vinte, do të vijë. Jemi në dskutime me të tjerë, ndërsa me pfizer kemi cdo ditë cdo ditë kontakte për të afruar dozat.
Sidoqoftë brenda marsit mbajrojmë të gjithë vaksinimin e stafit mjekësor, do mbarojmë brenda javësh procesin e vaksinimit në shtëpitë e të moshuarve, kemi rreth 700 të moshuar pa njeri dhe rreth 300 personel dhe skemi pasur asnjë fatalitet sic ndodhi psh në francë, dhe nuk kemi patur për një arsye që është vërtet për tu thënëse personeli është karantinuar bashkë me të moshuarit që të mos të dalin për ti sjellë virusin aty. Janë njerëz që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme dhe fillojmë të dielën vaksinimin e moshës mbi 80 e lart. Unë thashë që do ta filljmë vaksinimin me disa ersonalitet që i kanë dhënë shumë vendit tonë dhe nuk duhet ti kujtojmë vetëm të ndahennga jeta. Flas për personalitet që janë 80 plus. Nuk them marrim bujar nishanin edhe hajde ta diskutojmë. Presidenti tha diktaturë, genocid, ndarje klasore, dmmth është ndarje klasore të vaksinosh tinka kurtin, qenka diktaturë të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjec. Është ndarje klasore dhe diktaturë të vaksinosh alfred Mosiun? Ndërkohë që jo! Vaksinimi i tyre është një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit për të dhënë mesazhin e tyre në kushtet kur ka shumë sharlatanë që flasin për cipa që kalojnë përmes vaksinës. Kështu Bill Gates do mblidhte të gjithë thashethemet e tyre për të berë cfarë?”, tha Rama.
Ndërkohë presidenti Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë duke shpërndarë në faqen e tij zyrtare mesazhin e dhënë dje para gazetarëve, ndërsa shtron disa pyetje nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij. Meta thekson se le të shqetësohen ata që mendojnë se do të bëjnë "tërmet" në zgjedhje.
Edhe dje ka pasur replika mes Metës dhe Ramës për procesin e vaksinimit pasi presidenti tha se vendi është në prag të katastrofës për shkak të situatës së COVID. Rama tha se të gjitha përpjekjet e tij janë për të rimarrë pushtetin, por s'do t'ia arrijë.
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur tek sistemi shëndetësor në vend, deklaroi se është e dhimbshme që disa ‘Tire’, duke kujtuar kështu rastin e sanitares së spitalit COVID 2 që mashtroi një familjare të një pacienteje me COVID duke i marrë para, të hedhin hije mbi heroizmin e bluzave të bardha.
“Mjeket e Covid janë heronj, kanë punë përtej atyre që ne mund të kuptojmë. Është e dhimbshme që një Tire ose disa Tire të hedhin hije mbi heroizmin e tyre. Sistemi ndërtohet nga reforma, reforma kërkon kohën e vet. Ne i japim sistemit një fuqi të re, marrim nga eksperienca e transferimit të dijes, njohurinë që na duhet që ta përhapim në të gjithë Shqipërinë. Për këtë eksperienca e Turqve do na ndihmojë se dhe ata e kanë kaluar këtë proces. Kush e njeh historinë e transformimit të Turqisë, i përket një periudhe më të afër, e dini që përpara 15 vitesh ka pasur një situatë të vështirë, ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot. Ka ndjekur hapat që po ndjekim ne. Shumë kush flet sot për spitalet sikur vjen nga hëna, kur ne kemi marrë detyrën ishte një kohë kur nuk ishte pandemia por ishin njerëzit që vareshin në kangjellat e QSUT se nuk kishin ilaçe, shkonin në spital me batanije me vete, ishte katastrofë më vetë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetaret në Fier.
Këtu ka deklaruar se njerëzit para 7 javësh vareshin kangjellave të QSUT-së ndërsa bërtisnin se nuk kishin ilaçe.
“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk ishte pandemi, por ishin njerëzit që vareshin kangjellave të QSUT-së dhe ulërinin se nuk kishte ilaçe. Apo merrnin batanije me vete. Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. Borxhi kur morën ne detyrën, që shteti i kishte furnizuesve ishte katastrofik. Në furnizime kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka", tha Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në Fier, kryeministri Edi Rama ka thënë se në mandatin e 3 është një mundësi për të hapur universitetin e stambollit në vend si dhe akademia ushtarake.
“Për mjekët dhe infermierët sistemi ynë do ketë gjithmonë nevojë nuk është si universitetet e tjera që tregu është i mbingopur nga studentët e tyre si juristë psh, duhet të shkojmë ërpjekje ti japim cilësi arsimit të lartë. Universiteti ka marrë një autonomi shumë të madhe që po e shfrytëzon shumë lirinë dhe nuk zbaton përgjegjegjësinë.
Në mandatin e 3 ne do shtyjmë shumë për të sjellë këto universitete që janë me nam me emër dhe reputacion të madh në vende të mëdha. I pari do jetë ardhja e suniveristetit teknologjik të stambollit. Kemi pasur një eksperiencë të bukur të studentëve shqiptarë. Ardhja e universitetit teknik yë stambollik do tu japë mundësi të rinjve të shkojnë në një univesitet kombëtar por që të mos lëvizin nga vendi. Është një univeristet që funksionon perfekt për tregun.
Një projekt me të cilën o punojmë me shba është akademia ushtarake, transformimi i saj në një akademi amerikane, me ekspertë nga shba, akademia e sigurisë po ashtu, një akademi ku do ketë degë studimore që lidhen drejtpërdrejtë me degë të akademive amerika. Besoj që do i japë tjetër cilësi arsimit të lartë, transfermim të dijes këtu. Janë procese që duan kohën e tyre, jam besimplotë që do ia dalim. Do të ishte fantastike që edhe filiali iuniversitetit të mjekësisë ne fier do ishte ideale të ishte filial i një universiteti të huaj”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në spitalin e Fierit 50 persona do jenë personel turqë dhe 320 persona personel shqiptarë. Këto të fundit do përzgjidhen nga personeli turk.
“Sot kemi më në fund mundësi të shohim realizimin e këtij projekti, me presidentin e Turqisë këtë çështje e kemi shtruar më parë, ia kam prezantuar dhe Gramozit që e kemi shtruar. Për 1001 arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital do ti shërbejë një zone më të gjerë. Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme është se nuk do jetë një qendër që do transferohet energjia më moderne. Do të pajiset nga A te ZH-ja nga Turqia, do të jetë një qendër e transferimit të dijes. Do të pilotohet autonomia spitalore. 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personel turk do ketë që nga drejtuesi i spitalit. Personel ishqiptarë do bëhet nga spitlai i Fierit në bazë të një testi që do të bëhet nga personeli turk", tha Rama.
Po mire mo z.Rama,trute e gomarit te ka shtene Erdogani?!Po kur do marresh akademi ushtarake,model amerikan,nuk mund te merrje dhe universitet amerikan,ose fundja dhe evropian,universitet eU.S.A, Britanise,Frances,Italise,Hollandes,Gjermanise,Austrise,jane boterisht te famshme.Harvardi,Jale, Cal-Tech,Sorbona,Oxfordi,Upsala,Graci,etj.Kurse ju doni te na sillni modelin turk qe eshte askushi.Por meqe koka te ka mbetur ne Stamboll,shko dhe pak me ne lindje dhe te pakten sill universitetin e Dubait,qe eshte vertet me fame e me nivel te larte.
PërgjigjuTe na rroje partia dhe shoku kryetar
PërgjigjuPse ore spital eshte ai mo??stalle mu d te quhet po jo spital po mire po he per kafshet qe jane ketu mire e ke bo, muuuuuu
Përgjigju