Teksa pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit të Tiranës nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, për dënimin me 1 vit burg të formës së prerë për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, deputeti Ervin Salianji është shfaqur mëngjesin e sotëm (27 Shtator), rreth orës 09:00, në ambientet e selisë blu.
Ai është takuar me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa sot në mesditë, ora 12:00, Partia Demokratike zhvillon edhe mbledhjen e grupit.
Nuk ka konfirmim nëse Salianji do marrë pjesë në mbledhje dhe më pas do shkojë vetë me vullnet në Polici për t’iu nënshtruar kryerjes së dënimit, apo ekzekutimi i urdhrit do bëhet para orës 12:00.
Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet.
Në mbledhje pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës.
PD lajmëroi protestën kombëtare më 6 Tetor, teksa pritet që protestat të zhvendosen edhe brenda sallës parlamentare, sikurse ndodhi këtë fillimviti, derisa u arrit dakordësia për dialog dhe marrëveshje, ku mes tyre ishte dhe Kodi Elektoral.
Lajmi kryesor:
Dosja ‘Babale‘, burgoset Ervin Salinaji! U dënua me 1 vit burg për ‘kallëzim të rremë’: Përballem me regjimin aty ku ma kërkoi! Pas vetëdorëzimit në polici u dërgua në qelitë e Fierit
A.Q/ReportTv.al