Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze ndaj blerësve të mundshëm.
Disa nga pajisjet që u ekspozuan janë dronë gjigantë nënujore, mjetet nënujore pa ekuipazh AJX002 me përmasa të mëdha, që ngjajnë me nëndetëse dhe mund të operojnë deri në 20 metra thellësi.
Dronë të pajisur me inteligjencë artificiale: Kina prezantoi gjithashtu dronë sulmues të fshehtë (stealth) të pajisur me AI, të aftë të fluturojnë krah për krah me avionë luftarakë me pilot.
Raketat Dongfeng-5: Raketa ndërkontinentale strategjike bërthamore, të dizajnuara për t’u lëshuar nga fushat e silove në veri të Kinës, të cilat mund të përdoren për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara.
Ujqër robotikë: Një njësi robotësh me katër këmbë, të aftë për zbulim në vijën e frontit, për transport furnizimesh dhe madje edhe për të kryer sulme precize ndaj objektivave, sipas mediave shtetërore kineze.
Armë me lazer: Arma me lazer LY-1, e montuar mbi një kamion të blinduar HZ-155 me tetë rrota. Sipas analistit të mbrojtjes nga “Pacific Forum”, Alexander Neill, ajo mund të çaktivizojë ose djegë elektronikën e objektivave.
Lajmi kryesor:
Kina prezanton armë të reja në paradën ushtarake, Xi mirëpret Putinin dhe Kim: Nuk frikësohemi nga asnjë! Trump: Po komplotoni kundër SHBA (VIDEO)
S.B/ReportTv.al