VLORË- Genc Deromemaj ka mohuar zërat se ka përçarje në strukturat e degës së Partisë Demokratike në Vlorë për shkak të pakënaqësive të ardhura si pasojë e listës së hartuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Në një reagim për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Deromemaj tha se demokratët vijojnë fushatën në të gjithë strukturat e saj.
Ai ka mohuar që të ketë paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i degës, pse nuk u përfshi në listat e 25 prillit.
‘Nuk ka të vërteta në lajmet që qarkullojnë. Partia Demokratike Vlorë me të gjitha strukturat e saja, të të gjitha niveleve, vazhdon fushatën!’- ka thënë Deromemaj.
Mbrëmjen e kaluar u mblodh kryesia e PD-së, në Vlorë, së bashku me kandidatët dhe zgjati më shumë se tre ore, ndërkohë që u përfol për debate të forta dhe tensione. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i pari në listën e kandidatëve për deputet në qytetin bregdetar, mësohet se ka shprehur pakënaqësi në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga Lulzim Basha. Sipas asaj që u raportuar më herët, Leskaj kishte pakënaqësi për ekipin e tij, me argumentin se në listë janë vendosur emra të dobët përballë kandidatëve të PS dhe pretendimi për të siguruar 4 mandate në Vlorë, me këto kandidatë vështirë të garantohen. Një prej emrave që thuhej se Leskaj kërkonte në listë dhe që nuk është përfshirë ishte pikërisht Deromema. Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e vetë Leskajt, por nga PD-ja në Tiranë. Në reagimin e tyre, thuhej se Leskaj nuk është dorëhequr duke e quajtur si një shpifje të kryeministrit Edi Rama, por në asnjë rresht të saj nuk mohoheshin debatet dhe përplasjet.
Në mbledhjen 3 orëshe kanë qenë edhe Agron Kuliçaj e Sahit Dollapi.
Agron Kuliçaj pas mbledhjes së kryesisë së PD në Vlorë
Lista e kandidatëve të PD në Vlorë
Bujar Leskaj
Ina zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gëzim Ademaj
Nada Mecorapaj
Jolio Dine
Julin Zoto
Nada Daullja
Lasko Nesti
Artird Hoxha
Alta Haluci
Lorenc Danaj
Edmon Fetahu
Manjola Nikolla
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani
He, he! U zbyth Don Zhuani i Vlores sa zbriti tek Sheshi i Flamurit i "Derguari Special" i Drakules se Vicidolit.
Përgjigju