Mjalti i gështenjës

Parandalon plakjen dhe lufton bakteret, vlerat e jashtëzakonshme të mjaltit të gështenjës

8 Nëntor, 10:31| Përditesimi: 8 Nëntor, 10:36

  • Share

Gështenja e ëmbël (Castanea sativa) që përdoret kryesisht për mjaltin rritet jo vetëm në Evropë, por edhe në Shqipëri.

Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije paksa të athët dhe aromë të fortë. Është i pasur me polen, hekur vitaminat B dhe C, kripëra minerale dhe taninë ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët.

Mjalti i gështenjës ka një ngjyrë të errët që varion nga ngjyra kafe me nuancë të verdhë deri tek nuanca e çelët e të zezës.

Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes.

Vlerat e jashtëzakonshme të antioksidantëve
Studime të ndryshme kanë krahasuar përmbajtjen e antioksidantëve të disa llojeve të mjaltit dhe kanë zbuluar që mjalti i gështenjës kishte sasinë më të lartë të antioksidantëve.

Mjalti i gështenjës lufton bakteret
Mjalti është i mirënjohur kundër baktereve dhe mykut. Por disa prej tyre, përfshirë mjaltin e gështenjës kanë aftësi më të mëdha kundër baktereve.

Një ekip studiuesish nga Spanja zbuloi se mjalti i gështenjës kishte fuqinë të luftonte baktere si Stafilokoku dhe Escherichia coli. Lloje të tjera të mjaltit që u përfshinë në studim nuk kishin aftësi të luftonin këto baktere.

Parandalon plakjen
Sasitë e larta të antioksidantëve ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e trupit nga ndikimet e plakjes. Rrjedhimisht, konsumi i rregullit i mjaltit të gështenjës të rinon.

Trajton aknet
Duke qenë se lufton bakteret, mjalti është ideal kundër akneve. Përdoreni direkt në lëkurë si maskë ose kombinojeni me tërshërë për të luftuar inflamacionin dhe pastruar lëkurën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?