3.4 mln €, Braho: S'ka dyshime se Basha dekonspiroi, të merret me urgjencë në pyetje

30 Qershor 2018, 07:26| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 18:02

  • Share

Deputeti Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtar nuk ka dyshimet se kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka dekonspiruar aksionin policor për bllokimin e 3.4 milionë eurove që po transportoheshin ilegalisht në Shqipëri dhe kapjen e autorëve të krimit.

Në një reagim për Shqiptarja.com, Braho u shpreh se organi i akuzës duhet të marrë me urgjencë Lulzim Bashën në pyetje, për të shpjeguar deklaratat e tij.

Pa dyshim që jemi para një ngjarjeje shumë të rëndë. Është e domosdoshme që organi i prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet dhe veç të tjerave, të thërrasë me urgjencë Lulzim Bashën për të shpjeguar deklaratën e tij. Zvarritja e procedurave hetimore ose mundësia e fshehjes së provave nga autorët rrezikon hetimin. Shpresoj dhe besoj se këto rrethana prokurorët e çështjes do t’i vlerësojnë me objektivitet dhe paanshmëri pa u tërhequr dhe ndikuar nga ndërhyrjet dhe presionet, që jam i bindur se do të ketë mbi ta.

Deputeti i PS Spartak Braho

Ish-kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtar shton se çështja më e rëndësishme që shtrohet është se kush e informoi Lulzim Bashën për ngarkesën me euro. Sipas tij, Basha dekonspiroi ndjen dhe hetimin e autorëve kryesorë.

Dekonspirimi i operacionit policor është tashmë evident. Ka një autor që është shfaqur publikisht si i tillë. Dhe ky është Lulzim Basha, i cili me deklaratën e tij në Kuvend ka pohuar dijeninë për ekzistencën e një grupi kriminal që do të transportonin nga Belgjika në Shqipëri disa milionë euro në rrugë të paligjshme, ndërkohë që janë bërë të njohura lidhjet e tij nëpërmjet fotove me të afërm të ngushtë të këtij grupi, të cilët janë shpallur në kërkim si autorët e dyshuar të transportit klandestin të 3.4 milionë eurove.

Me deklaratën e tij para përfundimit të operacionit policor për arrestimin e autorëve, Basha dekonspiroi ndjekjen dhe hetimin e këtij grupi kriminal dhe fshehjen e autorëve kryesorë të tij. Çështja shtrohet se nga kusht u vu në dijeni Lulzim Basha për këtë transport, ndjekjen, hetimin dhe gjurmimin e tij nga Policia e Shtetit? Kjo rrethanë duhet hetuar dhe këtë fakt për rrjedhjen e sekretit mund ta shpjegojë vetëm Basha. Tashmë ka një denoncim dhe një akuzë nga Taulant Balla në prokuroi për këtë çështje.

Deputeti Spartak Braho

Felaj: Prokuroria të veprojë

Kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës për paratë e kapura në "Toyota Yaris" në Portin e Durrësit. Felaj shprehet se Basha duhet të vihet para përgjegjësisë penale.

Përdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund të jetë justifikim për të shmangur të proceduarit e të tillë pelivanëve që edhe njëherë, tinezash, i dhanë dorë krimit; Koha e të pandëshkueshmëve që dekonspirojnë dhe flasin me mesazhe të koduara, në mënyrë të tërthortë me krimin, ka mbaruar! Dhe çdokush, qoftë ky dhe kryetari i opozitës, duhet të vihet para përgjegjësisë penale! Dhënia rrugshpëtimi krimit, përmes keqpërdorimit të atributit politik nga kryetari i opozitës, përbën cenim të hapur dhe të rëndë të sigurisë dhe besimit të publikut në institucionet ligjzbatuese, ndaj është koha që organi i Prokurorisë të veprojë, duke zbatuar ligjin!

Kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cfar: 30/06/2018 13:53

    pret prokuroria.per ket maskara?keto jane parate e krimit dhe droges se Lazaratit qe dote perdori per lobim kundra shqiperise dhe per fushaten e ardheshme lokale,prokuroria te veproje sa me pare se keto jane specialista per manipulim provash.

    Përgjigju
  • Ditmiri: 30/06/2018 13:30

    Kakarisin llapaqenet DHE KONET E ED RAMES filloje dhe ish instructor i I PPSH te kakarise

    Përgjigju
  • Tini: 30/06/2018 13:03

    Ju keni te drejte qe Luli dekonspiroi operacionin , por ai nuk kupton ato qe thote . Ustai i dha nje letr dhe vet nuk erdhi ne kuvend dhe ky pafilloja e lexoi . Te jeni te sigurte se ne prokurori, ai do thote ma dha urdherin Saliu . Luli jeton ne planet tjeter dhe jo ne toke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?