Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre ushtarakët, pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbuluan 125 bimë kanabis. Tre ushtarakët Gramoz Mullai, 52 vjeç; Rustem Koçi, 25 vjeç dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohen për shpërdorim detyre.
Report Tv ka mësuar se para gjykatës ata nuk e kanë pranuar akuzën duke thënë se është e 140 hektarë tokë e repartit ushtarak. Madje ata kanë thënë se i kanë lajmëruar eprorët e tyre për pamundësinë e kontrollit të këtij territori të thyer.
Lajmi kryesor:
Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, ushtarakët lihen në burg: E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer, lajmëruam eprorët
SI.E.//ReportTv.al