Lojërat Olimpike të Parisit prodhuan një kaos dhe protagoniste ishte Imane Khelif, boksierja nga Algjeria. Kjo pasi boksierja nga Italia, Angela Carini në lot refuzoi të luftojë kundër algjerianes duke dorëzuar ndeshjen pas vetëm 46 sekondash.
Ajo tha për mediat se nuk kishte marrë kurrë në jetë një goditje kaq të fortë, e cila ndezi më tej historinë për gjininë e boksieres algjeriane. Khelif dështoi në një test gjinor në Kampionatin Botëror të Boksit në vitin 2023, pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo kishte kromozome XY, gjë që e ka që nga lindja.
Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur se ajo i plotëson kriteret për të garuar në boksin e femrave. Tani babai i Imane Khelifit, Amari, ka folur për gjithçka rreth zhurmës së krijuar në ditët e fundit.
“Këto kritika dhe thashetheme kanë për qëllim destabilizimin e Imanes, sepse nuk duan që ajo të jetë kampione e botës. I them që t’i tregojë se e kanë gabim në ring dhe shpresoj që të bëjë krenare Algjerinë si dhe vendet arabe dhe të fitojë medaljen e artë. Ajo është modeli ynë dhe ne duam të jemi si ajo dhe të respektojmë Algjerinë”, ka thënë Amar për Daily Mail.