Këtë të premte në orën 19:30 në Paris zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të 33-ta në historinë moderne. Ekipi i Shqipërisë do përfaqësohet me tetë sportistë, teksa atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj do mungojnë në ceremoninë hapëse, duke u bashkuar me ekipin vetëm më 29 korrik.
Djemtë dhe vajzat kuqezi duken gati në Paris, teksa janë nisur për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse që do jetë e veçantë.
Përfaqësuesit e Shqipërisë
Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.
Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.
Kalendari i sportistëve kuqezi
Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në pistë do garojë Luiza Gega. Edhe në datat 8,9 dhe 10 gusht kërkohet paraqitje e mirë nga tre mundësit tanë.
Pacin sukses,ne garimet perkatese. Pres trofe nga Luiza Gega.
Përgjigju