Imane Khelif mposhti hungarezen Anna Luca Hamori në çerekfinalen e turneut të boksit për femra në Lojërat Olimpike, në kategorinë deri në 67 kg. Algjeriania siguroi kështu një vend në gjysmëfinale, madje dhe medaljen e bronztë, pasi nuk ka ndeshje për vendin e tretë dhe të katërt dhe jepen dy medalje të tilla.
Imane është në qendër të vëmendjes pasi në ndeshjen e parë mundi italianen Angela Carini, e cila u dorëzua pas grushtit të parë në 46 sekonda, duke akuzuar algjerinane për gjininë që në lindje.
Khelif, e cila ka lindur dhe është rritur si grua, identifikohet si grua dhe është regjistruar si grua në pasaportën e saj, ka konkurruar në Lojërat Olimpike përballë një reagimi ndaj pjesëmarrjes së saj për shkak të sugjerimeve se ajo është gjenetikisht një burrë.
Polemikat rreth boksieres u ndezën më tej të enjten kur boksierja italiane Angela Carini braktisi ndeshjen e boksit kundër Imane Khelif vetëm 46 sekonda në raundin e parë, duke përmendur frikën për jetën e saj.
Carini, e cila refuzoi t'i jepte dorën Khelifit kur u largua nga ring, ka kërkuar falje për sjelljen ndaj kundërshtares të saj dhe tha se respekton vendimin e IOC për të lejuar boksierin algjerian të garojë.
Federata e boksit në Hungari dhe Komiteti Olimpik i Bullgarisë paraqitën kundërshtime IOC (Federatës Ndërkombëtare) të premten lidhur me vendimin e saj për të lejuar Khelif të konkurrojë. Hamori gjithashtu ka postuar një mesazh kundër në rrjetet e saj sociale, të cilat më pas janë fshirë.
Presidenti i IOC, Thomas Bach përsëriti mbështetjen për Khelif në konferencën e përditshme për shtyp në Paris të shtunën. “Kemi dy boksiere që kanë lindur si femër, janë rritur si femër, që kanë pasaportë si femër dhe që kanë garuar për shumë vite si femër. Ky është përkufizimi i qartë i gruas. Nuk kishte kurrë asnjë dyshim që ato ishin gra”, tha ai.
Tanimë Imane Khelif kalon në çerekfinale dhe përballet në datën 6 gusht me koreano-jugoren Suannapheng.
Suksese kampionit olimpik or teeeejjjjj
Përgjigju