PARIS - Kosova ka parakaluar me sportistë e saj mbi varkën në lumin Sena, në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike 'Paris 2024'. Hapja zyrtare u bë sot më 26 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës.
Kosova parakaloi me sportistët e saj dhe përfaqësuesit e trajnerët, duke valëvitur flamurin shtetëror që mbahej nga Akil dhe Nora Gjakova, vëlla e motër, dy xhudist botëror. Tetë ishte numri i sportistëve që parakaluan, pasi boksierja Donjeta Sadiku nuk ishte e pranishme.
Kosova merr pjesë me gjashtë sportistë të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë; dy nga noti dhe një nga atletika. Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka vijnë nga xhudo. Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, teksa atletikën Gresa Bakraqi. Hana Beiqi dhe Adell Saboviq përfaqësojnë notin.