PARIS - Lojërat Olimpike të 33-ta në historinë moderne kanë marrë jetë me një ceremoni madhështore që zgjati më shumë se tre orë në rrugët e Parisit. Mijëra protagonistë, kërcime, ngjyra, spektakël dhe koreografi në tokë, ajër e ujë. Mbi lumin Sena parakaluan me varka skuadrat olimpike të shtetesve pjesëmarrëse, teksa në fillim ishte edhe ekipi i Shqipërisë i përfaqësuar me gjashtë sportistë, nga tetë që do marrin pjesë.
Në varkën udhëtuese ishin edhe anëtarët e KOKSH dhe trajnerët e sportistëve, ndërsa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja 16-vjeçare Kaltra Meça dhe mundësi kampion bote, Zelimkhan Abakarov. Për herë të parë në histori ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike nuk u zhvillua në një stadium, por në rrugët e qytetit.
Pjesëmarrës në Olimpiadë janë në total 11,475 sportistë, të ndarë në 5,842 meshkuj dhe 5,633 femra, duke çuar efektivisht në barazinë gjinore për herë të parë. Duke parë kombet me më shumë sportistë, në vend të parë është SHBA me 591 sportistë, ndjekur nga Franca me 571, Gjermania me 468, Australia 460, Japonia me 447, Kina me 404 e Italia me 402 sportistë.
Mes 205 delegacioneve të pranishm bien në sy mungesat e Rusisë dhe Bjellorusisë, të përfaqësuar nga ekipi i sportistëve neutralë. Në të njëjtën kohë, spikat edhe prania e ekspeditës së Sportistëve Olimpik Refugjatë me 36 përfaqësues. Sportistja më e re e kësaj Olimpiade është kinezja Zheng Haohao, një specialiste e skateboard, 11 vjeçe e 11 muaj.
Hapja zyrtare e Lojërave Olimpike u bë sot më 26 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës.
Tetë përfaqësuesit e Shqipërisë
Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.
Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.
Kalendari i sportistëve kuqezi
Kalendari i sportistëve kuqezi
Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në pistë do garojë Luiza Gega. Edhe në datat 8,9 dhe 10 gusht kërkohet paraqitje e mirë nga tre mundësit tanë.
1 budallik me shume i atyre qe duhet ta cojne para dhe ta zhvillojne cdo dite e me shume sportin, turp dhe doreheqje direkte e personit pergjegjes
PërgjigjuNe njeren dore flamurin e no doren tjeter telefonin. Ku i gjeni keto njerez kot
PërgjigjuSa turp, dolën me atë flamurin kinez...as lekë për një flamur zyrtar nuk paska Komiteti Olimpik? Kjo tregon seriozitetin që ka sidomos Shteti për sportin...nuk, zero...shikoni edhe futbollin etj janë në rënie, nuk kan interes as të tërheqin investitor e as sponsorizime!
Përgjigju