PARIS - Qitësja Manjola Konini (48 vjeç) është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar.
Sportistja e cila ishte me ftesë në "Paris 2024" nuk ia doli që të lërë shenjë, duke gabuar shënjestër dhe me totalin e pikëve 549, është shumë poshtë në renditje.
Sportistja kuqezi e gjen veten në vendin e 43-të, duke lënë pas vetëm greken Anna Korakaki e cila u tërhoq në dy provat e fundit nga gjashtë në total. Në këtë disiplinë të kualifikuara janë tetë sportistet e para, duke vijuar garën më tej në kërkim të medaljeve.
Manjola Konini do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht. Shqipëria do përfaqësohet sërish nesër në Lojërat Olimpike në orën 11:00 me notaren Kaltra Meça, në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë.
Të shikojme si do përfundoj në 2 gusht me 25 m Shpresojme të dali më mirë ????
PërgjigjuMe mire te kishit gjetur nje qites nga Nikla dhe e kishit te sigurt medaljen e arit.
PërgjigjuPo te kishin vendosur noj ????per shenje do kishte marre medalje ari ????
PërgjigjuPse nuk e marrin qitesin ose qitesen nga Forcat e Armatosura ? Ata me shume pak pergatitje mund te dilnin mire !
PërgjigjuKu e gjetët këtë në rrugë....po të kishit marë ndonjë qitësi nga ato të parat që sot janë në moshë të madhe ju siguroj që do të dilte shumë më mirë.
PërgjigjuSi shteti edhe olimpiku
PërgjigjuKa kohe qe e kemi humbur nishanin
PërgjigjuKështu ndodh kur merr pastruese e çon në lojra olimpike si qitëse profesioniste
PërgjigjuPo te kishit derguar Adriana Kalan se ajo e mban veten per qitese...
PërgjigjuAna Kalaja ka qene qitesi biles shume e mire ne ekip kombetar qe kur ishte gjimnaziste.