Këshilltarja bashkiake Maud Gatel

Bota

Parisi nderoi Kadarenë, këshilltarja bashkiake Gatel: Shkrimtar i nderuar

10 Tetor, 15:13| Përditesimi: 10 Tetor, 15:21

  • Share

1760102401_keshilltarja.jpg

Në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, Këshilli Bashkiak i Parisit ka marrë një vendim për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën 63, bulevardi Saint-Michel.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Parisit, këshilltarja Maud Gatel ka deklaruar se Kadare është autori shqiptar më i famshëm dhe më i vlerësuar ndërkombëtarisht.

Gatel ka theksuar se Ismail Kadare ka qenë një nga shkrimtarët që ka publikuar disa vepra që ishin kundër regjimit komunist dhe për këtë ka kaluar edhe një periudhë rehabilitimi.

Ndërsa më tej, këshilltarja bashkiake e Parisit, tha se pas rrëzimit të regjimit komunist, Kadare u ndje i rrezikuar dhe vendosi që të jetojë në Paris, ku u vendos  në adresën 63 boulevard Saint-Michel.

Pikërisht në këtë adresë do të vendoset edhe pllaka përkujtimore për shkrimtarin e madh shqiptar.

Fjala e Këshilltares Bashkiake Maud Gatel:

Ismail Kadare është padyshim autori shqiptar më i famshëm dhe më i vlerësuar ndërkombëtarisht, dhe zë universal kundër totalitarizmit.  Që në krye të heres, ai zhvilloi një pasion për fjalët. Fitoi të drejtën për të studiuar letërsi në Moskë dhe, kur Shqipëria u nda nga Rusia dhe u afrua me Kinën, ai u detyrua të kthehej në Shqipëri.

Atje, ai filloi karrierën si gazetar, teksa vazhdoi të shkruajë letërsi. Ishte 27 vjeç kur shkroi romanin e tij të parë, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", që është historia e një gjenerali italian të dërguar në Shqipëri për të riatdhesuar eshtrat e bashkatdhetarëve të tij që ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I pritur jo mirë në Shqipëri, romani u vlerësua në të gjithë botën dhe madje u përshtat në kinematografi me protagonistë Marcello Mastroianni, për të cilin ne flasim sot e kësaj dite, dhe Anouk Aimée, që tregon se është një sintezë e përsosur.

Pasuan rreth pesëdhjetë romane dhe ai fitoi çmime të shumta. Pas botimit të poemës "Pashallarët e Kuq", Kadaresë  iu ndalua të botonte dhe iu desh t'i nënshtrohej një periudhe riedukimi apo rehabilitimi (shiko fengjishten). Në vitin 1981 ai botoi "Pallatin e ëndrrave", roman antitotalitar. Vepra u ndalua, Kadarenë e cilësuan si armik. Shtypi botëror reagoi ndaj këtij ndëshkimi dhe pati protesta ne në mbrojtje të autorit, i cili mundi t’u shpëtonte sanksioneve.

Në vitin 1990, duke u ndjerë i kërcënuar në vendin e tij, ai kërkoi dhe mori azil politik në Francë, së bashku me bashkëshorten Helenën. Më pas, u vendos në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris. Orët e kaluara duke shkruar në zemër të Parisit, qytetin që e deshi aq shumë, ai i përjetësoi në librin e tij "Matinées au café Rostand (Mëngjeset në Kafe Rostand).

Ismail Kadare ndërroi jetë më 1 korrik 2024. Në homazh dhe për të nderuar këtë shkrimtar të angazhuar, një zë te shquar kundër totalitarizmit, dëshirojmë që një pllakë përkujtimore të vendoset në ndërtesën ku ai jetoi. Faleminderit

 


Lajmi kryesor:

Parisi nderon kolosin Ismail Kadare, pllakë përkujtimore pranë shtëpisë ku jetoi


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?